AUSTRALI- Australia ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H5N1, ndërsa qeveria australiane është zotuar se do të bëj gjithçka për ta frenuar përhapjen e gripit.
Sipas mediave rapprtohet se virusi u zbulua te një zog deti pranë qytetit Esperance, në Australinë Perëndimore.
Infeksioni njerëzor me virusin mbetet i rrallë, por lloji shumë patogjen i gripit të shpendëve ka vrarë qindra miliona zogj në të gjithë botën vitet e fundit, duke ndërprerë furnizimin me ushqim dhe duke rritur çmimet. Ministrja e Bujqësisë Julie Collins sqaroi se virusi nuk është shfaqur ende te shpendët ose në sistemin bujqësor të vendit.
“Virusi nuk është gjetur ende te shpendët ose në sistemin bujqësor të vendit”, tha Ministrja Australiane e Bujqësisë Julie Collins. Autoritetet kanë forcuar masat e biosigurisë, testet diagnostikuese mbi zogjtë dhe ushtrimet e reagimit për t’u përballur me situatën./Radar.al


