Pas tërheqjes së saj nga PD, ish-demokratja Alesia Balliu na ka zbuluar se do të garojë për deputete në krah të partisë të Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”.
Por pse Balliu zgjodhi Lapajn para Ramës, duke qenë se mori ftesë dhe nga PS?
Politikania e njohur i zbulon të gjitha në një intervistë për “People” në Euronews.
“Kanë qenë telefonata nga shumë parti të ndryshme, përfshirë edhe nga Partia Socilaiste që të shkoja kandidate, por unë jam e djathtë dhe nuk pranova. Më kontaktuan të gjitha partitë, më bënë një ofertë për të dalë kandidate në Elbasan në listë të mbyllur. Refuzova sepse bindjet e mia janë të djathta dhe padiskutim që do të shkoja tek një parti me bindje të djathta, që ishte konservatore dhe që mbron garën meritokracinë. Unë nuk kërkova privilegje nga PD-ja që të isha në listë të mbyllur”, u shpreh Alesia Balliu.


