Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Përmet mesditën e djeshme.
Burimet bëjnë me dije se një 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për 30-vjeçaren M.F, banuese në fshatin Piskovë.
Nga kontrollet paraprake në trupin e kësaj shtetaseje, thuhet se nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera.
Deri më tani mbetet e paqartë arsyeja se pse e reja po transportohej në spital.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.


