Teksa në një lidhje telefonike dha shumë detaje të reja në lidhje me largimin e tij nga “BBVA4”, G Bani gjithashtu komentoi dhe tërheqjen e Eglit nga gara.
Pavarësisht se pjesa më e madhe mendon se vendimi i Eglit u ndikua nga situata e pakëndshme që ajo përjetoi së fundmi me Gjestin, G Bani mesa duket mendon ndryshe.
Pjesë nga intervista:
Si e sheh daljen e Eglit një koment për të gjitha dinamikat e fundit në shtëpi?
G Bani: Dalja e Eglit është një dalje që nëse s’do më kishte ndodhur kjo me babin, me një tjetër dimension mund të më kishte ndodhur mua. Sepse aty cilado ndjenjë për dikë vetëflijohet, vetësakrifiohet. Nuk është gjëja e duhur për t’u bërë aty, është gjëja më e keqe që dikush mund t’i bëjë vetes së tij, stradegjia më e keqe. Egli në fillim i ka fërkuar kokën deri diku për strategji dhe pastaj ngeli brenda. Unë e kam thënë që në fillim, kudo që më është dhënë mundësia, që Egli ka ndjerë për atë njeriun. Kështu që dalja e saj ka pasur ato emocionet e forta dhe zhgënjimin e saj.
Egli është fajtore e vetes së vet apo është Gjesti fajtor për gjendjen e saj?
G Bani: Jo, jo. Nuk është askush fajtor. As Egli nuk është fajtore që ka pasur ndjenja dhe e ka pranuar dhe as Gjesti nuk është fajtor që ka gjetur shesh dhe ka thyer përshesh. Gjesti është lojtar profesionist dhe për këtë e mburrin fansat dhe mbështetësit e tij. Nuk i vë dot dikujt faj, janë thjesht emocione të akumuluara. Egli ka ndjerë për Gjestin, kjo është e gjitha.


