Pasi ditën e sotme u vetëdorzua në polici, ndaj avokatit Radovan Çela është ekzekutuar edhe vendimi i GJKKO që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.
Çela dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin në kërkim R. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë”.


