Para pak çastesh burimet bëjnë me dije se avokati i njohur Radovan Çela është vetëdorëzuar në polici.
Radovan Çela rezulton të ketë qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladit.
Çela u shpall në kërkim që në momentin e arrestimit të kreut të prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka.
Sipas SPAK, hetimet paraprake kanë krijuar dyshime të arsyeshme se të pandehurit Aurel Zarka, Erjona Dautaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi kanë bashkëpunuar për të ofruar dhe premtuar përfitime të paligjshme për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë.
Po ashtu, ata janë akuzuar për kërkimin e përfitimeve të parregullta në lidhje me detyrat dhe funksionet e tyre.


