Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Haifa të Izraelit.
Autoritetet bëjnë me dije se pas një sulmi me thikë, një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur.
Burimet raportojnë se ngjarja ka ndodhur një stacion autobusi, ndërsa mësohet se autori është ekzekutuar.
Sipas një deklarate të shërbimeve të urgjencës izraelite, mësohet se viktimë mbeti një 70-vjeçar, ndërsa u plagosën një burrë dhe një grua, një e moshuar dhe një fëmijë.
Deri më tani hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për një sulm terrorist.


