TIRANË– Këtë të shtunë Kryeministri Edi Rama përmes rubrikës së përditshme “Sy m’SY” ku u është përgjigjur komenteve të ndjekësve.
Rama u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me bonusin e pranverës që do të shpërndahet për pensionistët nga data 3 Mars.
“Pse u harxhuat kaq shumë?”, ishte një ndër komentet.
“A i jepni dot ju prindërve tuaj më shumë lek se nga se fitoni nga puna? Patjetër që doni po nuk i jepni dot, se e dini mirë se do hyni në borxh. Pensionistët e kuptojnë më mirë se të tërë vlerë e kësaj përpjekje të sinqertë.”- u përgjigj Rama.
“Bonus i votës thuaj mos ki turp hiç.”- ishte një tjetër koment.
“Jo, këtë nuk e them, sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetur me punë dhe që punës i dinë vlerë, i dinë sikletin i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonë. Ne kemi bërë që kush ka dalë në pension me reformën e re të ketë një pension dinjitoz. Ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë të shkatërrimit total të logjikës të skemës së pensioneve përpara se ne te vinim në detyrë po përpiqemi ta kurojmë qoftë me reformën e re që po bëjnë qoftë me bonuset, ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes, Rrapushit dhe bufit të kenetës. A mjafton? Padiskutim që nuk mjafton, por është shumë më tepër se dje.”-deklaroi Rama./Radar.al


