Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    Efektivi Enea Mekolli u vra në krye të detyrës, të afërmit thirrje për të ndihmuar familjen

    Kosovë/ Një nga destinacionet më mbresëlënëse, Bjeshkët e Sharrit ende nën petkun e dëborës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Operacioni i SPAK në Tiranë, në arrest shtëpie avokati Bardh Koçi

    March 1, 2025

    TIRANË – Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me operacionin që u zhvillua këtë të shtunë në Tiranë, ku u ndalua avokati Bardh Koçi.

    Sipas SPAK avokati Bardh Koçi kur ishte i punësuar si auditues i KLSH mori ryshfet nga një grua që ishte nën hetim. Avokati kërkoi 4 mijë euro ryshfet për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit, që po shqyrtonte çështjen ndaj gruas.

    SPAK bën me dije gjithashtu se në kuadër të këtyre hetimeve gjatë operacionit janë kontrolluar 4 banesa, mes tyre banesa e një eksperti kriminalistik dhe e një oficeri të OPGJ.

    NJOFTIMI I SPAK:

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 27.08.2021, mbi bazën e akteve të dërguara nga Policia Gjyqësore ka regjistruar procedimin penal nr.229, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike ” dhe “Shpërdorim të detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të  Kodit Penal.

    Në vijim të hetimeve për këtë procedim penal, përmes aplikimit të metodave speciale të hetimit është dokumentuar kryerja e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, e kryer nga shtetasit P.M dhe B.K.

    Shetetësja P.M., në kohën e kryerjes së veprës penale po gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”, e parashikuar nga neni 188/1 i Kodit Penal.

    Shtetasi B. K. me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte  i punësuar  me detyrë  Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetasja P.M. shumën prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

    Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, përmes vendimit nr.10, datë 27.02.2025, ka vendosur:

    Gjithashtu në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal me qëllim kërkimin e provave janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

    Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin efektiv në hetimin dhe fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë për këtë procedim penal./Radar.al

    Arrestimi i avokatit me urdhër të SPAK. Dalin detaje të reja

     

    Bardh Koçi operacioni i SPAK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    June 6, 2026

    Efektivi Enea Mekolli u vra në krye të detyrës, të afërmit thirrje për të ndihmuar familjen

    June 6, 2026

    Kosovë/ Një nga destinacionet më mbresëlënëse, Bjeshkët e Sharrit ende nën petkun e dëborës

    June 6, 2026

    Sot miqësorja kundër Luksemburgut në Tiranë, policia tregon rrugët që do të bllokohen

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.