Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Zvërneci”/ Protestë kundër ndërtimit të resortit edhe në SHBA, shqiptarët mblidhen para ambasadës

    FOTOLAJM/ ‘Mbroni natyrën’, por protestuesit sot në Zvërnec parkuan makinat mbi duna fare pranë plazhit

    Masa përpara Botërorit 2026, FIFA ndalon vuvuzelat në stadiume

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    June 6, 2026
    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, nga Pogradeci, komentoi protestat e mijëra qytetarëve shqiptarë që kundërshtojnë resortin turistik në Zvërnec, si dhe kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.

    Ministri Gonxhja tha se protestat duhen dëgjuar dhe se kërkohet gjithashtu një reflektim shumë i thellë nga të gjitha palët.

    “Prandaj nuk diskutohet, ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që është një situatë e cila kërkon një vëmendje dhe kërkon një analizë, kërkon një reflektim shumë të thellë nga çdokush.”, tha ai. 

    Sipas tij, protesta vjen edhe nga fakti se liria në vend është në “nivelin më të lartë të saj”. Ai tha se edhe vetë është një revolucionar me pankarta, por jo dhe aq, një revolucionar i një natyre kaq paqësore sa është lëvizja që kanë ndërmarrë qytetarët, duke përmendur se  “kam provuar edhe gjëra të tjera në kurriz dhe kemi rrezikuar edhe jetën.”

    “Ne e respektojmë protestën. Ajo protestë vjen edhe sepse liria në vend është, besoj sot, në nivelin më të lartë të saj. Unë jam vetë një revolucionar edhe me pankarta, po jo dhe aq revolucionar si me thënë, i një natyre kaq të butë sa është kjo lëvizje sot. Pra, kam provuar edhe gjëra të tjera në kurriz dhe kemi rrezikuar edhe jetën.”, shtoi ministri.

    Sipas tij, debati mbi mjedisin dhe zhvillimin turistik tregon edhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për çështjet që lidhen me mbrojtjen e natyrës.

    I pyetur për thirrjet e qytetarëve për largimin e Ramës, ai tha:

    “Jo, kjo pjesë nuk më takon as ta komentoj, as më takon ta adresoj në kuptimin direkt si ministër. Ju më pyetët si ministër. Në rast se më pyetni pastaj thjesht si një ish-student i Lëvizjes Dhjetori e të tjerë, unë kam përgjigje të plotë. “

    Nuk është se nuk kam ndonjë reagim, nuk është se nuk e ndjek, nuk është se nuk jam i ndjeshëm, natyrisht jam jashtëzakonisht për situatën. Edhe sepse si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe i Sporteve jam shumë i lidhur me atë grupmoshë, jam shumë i lidhur, kuptohet që përfshihet edhe Rinia në ministrinë që drejtoj, jam shumë i lidhur me një pjesë të madhe të atyre, po themi, shpesh artistë, inovatorë, krijues, njerëz të cilët unë i shoh dhe i njoh, gati-gati një pjesë të madhe të tyre e njoh nga bashkëpunimi që ata kanë me shtetin, me nivelin qendror të qeverisjes, skenën e pavarur, një pjesë e mirë e tyre mund të jenë edhe artistë që kanë lidhje me një pjesë të institucioneve artistike. Prandaj nuk diskutohet, ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që është një situatë e cila kërkon një vëmendje dhe kërkon një analizë, kërkon një reflektim shumë të thellë nga çdokush.

    Nuk jam nxituar dhe nuk jemi nxituar askush nga ne besoj, sepse duam që të kemi një qasje që të jetë sa më e peshuar, sa më e mirëmenduar dhe sa më e ekuilibruar në raport me atë që janë kërkesat e tyre. Në mënyrë direkte, çështja kryesore e kauzës së tyre është mjedisore, unë nuk është se e kam direkt në fushën time të përgjegjësisë. Por nga pikëpamja e pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me projektet e turizmit, natyrisht që është në fushën e përgjegjësisë që mbuloj dhe natyrisht po punojmë që të gjithë informacionin, të gjithë po themi verifikimin nga pikëpamja e rëndësisë dhe vlerës së zhvillimit turistik, qoftë për zonën e Zvërnecit apo qoftë edhe për shembuj të ngjashëm qoftë në rajon, qoftë në Shqipëri, të jemi të përgatitur që në një dialog, në një moment që ne do të kemi natyrisht nevojë të komunikojmë dhe të shkëmbejmë informacion me njëri-tjetrin, kuptohet kur kjo të jetë edhe në një formë më të organizuar dhe më të strukturuar, e cila deri tani nuk ka ndodhur sepse ka pasur me sa duket edhe vetë protesta nevojën e vet që të shfryjë.

    Dhe ne e respektojmë protestën. Ajo protestë vjen edhe sepse liria në vend është, besoj sot, në nivelin më të lartë të saj. Unë jam vetë një revolucionar edhe me pankarta, po jo dhe aq revolucionar si me thënë, i një natyre kaq të butë sa është kjo lëvizje sot. Pra, kam provuar edhe gjëra të tjera në kurriz dhe kemi rrezikuar edhe jetën. Por, dhe e di shumë mirë që nuk mund të themi dot sot që pritëm 36 vjet që të na vijë kjo ditë. Jo, sepse ne kemi luftuar deri vonë, deri në 2013-ën më së paku, në shumë e shumë prej betejave tona që të kemi lirinë që kemi sot parasysh dhe që kemi si, po themi, si një realitet në vendin tonë. Me këtë liri, natyrisht që pritshmëritë janë shumë të larta.

    Pra, punët e mira dhe puna e madhe që është bërë që t’i rrisim pritshmëritë këtu ku janë, që ne sot të jemi duke diskutuar për flamingo dhe për ndjeshmëri që kanë të bëjnë me speciet, ndjeshmëri mjedisore, është një shenjë që ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Duhet ta ruajmë këtë forcë të demokracisë, duhet ta ruajmë këtë të drejtë, këtë po themi fjalë të lirë të grupimeve të kësaj proteste, por duhet që sa më shumë ajo të jetë e, si të them, e kuptuar, e dëgjuar për sa i takon asaj që është pjesa serioze, që është pjesa e qënësishme, që është pjesa kryesore e asaj proteste. Dhe për ato çështje që janë thelbësore, të rëndësishme dhe ku ka interes natyrisht për vendin dhe për punën që ne kryejmë, neve jemi duke marrë të gjitha masat që ne të jemi të përgatitur që ta adresojmë çdonjërën prej problematikave të protestës.

    Jo, kjo pjesë nuk më takon as ta komentoj, as më takon ta adresoj në kuptimin direkt si ministër. Ju më pyetët si ministër. Në rast se më pyetni pastaj thjesht si një ish-student i Lëvizjes Dhjetori e të tjerë, unë kam përgjigje të plotë. Por besoj që ditën e çeljes së sezonit të Pogradecit nuk do t’ia dedikojmë vetëm kësaj proteste.

    Pyetje: Është fakt delikat. Turizëm pak agresiv me mjedisin. Si do të gjendet ky ekuilibër në zhvillim me mjedisin? Duke e mbetur edhe te Pogradeci sepse ka pasur protestime edhe për rikualifikimin e zonës së Drilonit.

    Po patjetër. Po patjetër, është një proces i vazhdueshëm. Është një proces që nuk diskutohet që ekuilibrin, të mesmen e artë, e ka shumë të vështirë, e ka shumë delikate, e ka shumë, të themi, e ka shumë të vështirë që ta gjejmë. Dhe kjo është një gjë që bëhet në një moment kur Shqipëria ndodhet në fazën e integrimit dhe përafrimit përsa i takon konvergjencës ligjore, por bëhet edhe në një moment kur Shqipëria ka nevojë që të hyjë në Bashkimin Europian me këmbët e veta e fortë, jo e përgjunjur ekonomikisht, sepse ndryshe nuk do të ishte një hyrje në Bashkimin Europian dhe në tregun e përbashkët e cila do të na mundësonte që të përballonim konkurrencën, të përballonim gjithë atë që sjell hyrja në Bashkimin Europian nga pikëpamja e tregut, nga pikëpamja e konkurrueshmërisë.

    Pyetje: Ndërkohë që ka ligje shumë të forta për mjedisin…

    Po, siç ka ligje shumë të forta për mjedisin. Në shumë prej zonave dhe më së paku fqinjët tanë, ka plot e plot e plot zhvillime të cilat janë një kombinim në harmoni s’po them në perfeksion, por në një harmoni jo vetëm ligjore, por në një harmoni që është edhe e lidhur me interesin publik, edhe e lidhur me interesin e komunitetit, ku ka pafundësisht struktura të tilla, ku ka pafundësisht resorte që janë afër zonave të mbrojtura ose brenda tyre dhe ku ka pafundësisht zhvillime të cilat kur bëhen siç duhet, janë absolutisht të mirëpritura.

    Çdo diskutim që lidhet me pjesën mjedisore natyrisht është shumë teknik edhe mund të lidhet jo me fushën e përgjithshme që unë mbuloj. Por nuk e quaj që është një protestë vetëm mjedisore, por thashë që lindi nga erdhi nga, si me thënë, nga një diskutim apo një dilemë rreth një projekti. I cili në aspektin mjedisor u diskutua më së pari. Natyrisht që ngjarja e së shtunës, e asaj të shtune, është dënuar nga të gjithë. Nëse ju doni që unë pas një jave të ridënoj atë ngjarje, unë e bëj, nuk ka asnjë problem, këtu nuk ka asnjë diskutim. Ajo është një ngjarje absolutisht e papranueshme dhe që çdo përgjegjësi në çdo aspekt të çdokujt, shtet apo jo shtet, do të ndiqet deri në fund.

    Për çdo diskutim tjetër që lidhet me protestën, pastaj unë them që nuk i bëjmë ne as nder protestës nëse ne do të duhet ta instrumentalizojmë atë dhe ta përkufizojmë në disa prej thirrjeve dhe disa prej ultimatumeve që dalin nga ajo protestë, ku unë mendoj që nuk janë as pjesë e një plebishiti, nuk janë as pjesë e një vendimmarrjeje të protestës. Pra ajo është një protestë e lirë ku dalin shumë individë dhe ku hedhin teza të caktuara. Mund të ketë dhe ultimatume, mund të ketë dhe, si të themi, deri dhe ndonjëherë edhe shprehje të cilat jo, unë them dhe shprehje që nuk janë as të pëlqyeshme për t’i dëgjuar dhe nuk janë as qytetare sa duhet. Por ama në përgjithësi protesta, unë vlerësoj vetëm këtë pjesë, që protesta për pjesën e saj qytetare, për pjesën e saj rinore, për pjesën e saj të themi të lidhur, ndoshta dhe naivish, por të lidhur me pjesën e, si me thënë, ambientit, natyrës dhe vlerave që ne duhet t’i mbrojmë, trashëgimisë natyrore apo trashëgimisë kulturore, është një protestë që ne po e dëgjojmë dhe i kemi kushtuar vëmendjen e duhur.

    Blendi Gonxhja Kulturës dhe Sporteve Ministri i Turizmit Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Zvërneci”/ Protestë kundër ndërtimit të resortit edhe në SHBA, shqiptarët mblidhen para ambasadës

    June 6, 2026

    FOTOLAJM/ ‘Mbroni natyrën’, por protestuesit sot në Zvërnec parkuan makinat mbi duna fare pranë plazhit

    June 6, 2026

    Masa përpara Botërorit 2026, FIFA ndalon vuvuzelat në stadiume

    June 6, 2026

    Protestat në Zvërnec kundër resortit luksoz/ Balla publikon foton e automjetit me targa serbe: Sollën protestues

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.