Detaje të reja kanë dalë në pah nga arrestimi i realizuar së fundi me urdhër të SPAK.
Siç dhe ju bëmë me dije GJKKO ditën e sotme caktoi një masë sigurie “arrest në shtëpi” për avokatin Bardhi Koçi.
Koçi dyshohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.
Gjithashtu më tej thuhet se me kërkesë të SPAK, janë miratuar edhe disa masa të tjera dhe disa leje kontrollesh.
Në total u ushtruan 4 kontrolle fizike në banesa dhe personale. Ndërsa mësohet se i është sekuestruar aparati celular shefit të laboratorit në policinë shkencore.
Operacioni i SPAK vjen në kuadër të një hetimi për ndërhyrje në një dosje e cila ishte nën hetim nga prokuroria e Tiranës dhe po shqyrtohej nga gjykata.


