Së fundmi Vatikani bën me dije se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten.
Ndërsa më tej theksohet fakti se ai vijon të jetë i shtruar në një spital të Romës për trajtimin e pneumonisë në të dy mushkëritë.
Në orët e vona të mërkurës Vatikani njoftoi për një përmirësim të lehtë të gjendjes së Papës 88-vjeçar.
Pavarësisht kësaj akoma nuk është qartësuar nëse Papa vazhdon të konsiderohet në gjendje kritike.
Selia e Shenjtë vuri në dukje se një problem me veshkat, për të cilin u njoftua disa ditë më parë, është tejkaluar.
Kujtojmë se Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt. Qëndrimi i tij në spital është më i gjati që kur u bë Papë.


