TIRANË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm duke komunikuar me qytetarët në rubrikën “SY m’SY” ka folur edhe për komentet që bënin kundërshtarët e tij politikë, ku Donald Trump ka fituar herën e parë zgjedhjet në SHBA.
Shefi i qeverisë kujtoi se kur Trump mori mandatin e parë, atij i ishte thënë se do të hiqej nga pushteti, por se si ka vazhduar puna që atëherë, sipas tregon një tjetër histori.
“Do ta shihni Amerikën, mos kini merak. Do ta shihni edhe marrëdhënien me Amerikën edhe mbështetjen e saj. Do t’i shikoni siç i keni parë, por ju nuk mbani mend. E keni kujtesën e dobët ju, sepse ju mban këneta peng. A ju kujtohet që kur mori Donald Trump mandatin e parë, m’u çuan mua në Parlament dhe më thanë: ik vetë tani se do vijë Trump të të marrë zvarrë! Si vazhdoi puna? Apo kësmet…”- u shpreh kryeministri Rama./Radar.al


