Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Pa kontratë, “Mbreti” Salah tundon Bajernin. Ja prapaskenat me egjiptianin e Liverpulit

    February 26, 2025
    Pa kontratë, “Mbreti” Salah tundon Bajernin. Ja prapaskenat me egjiptianin e Liverpulit
    Mohamed Salah.

    “Mbreti” egjiptian mund të jetë rrugës për në “Allianz Arena” në verë, sipas mediave spanjolle, fjala është për Mohamed Salah. Bajern Mynih është lidhur me një transferim për superyllin egjiptian Salah.

    Portali “Fichajes”, beson se gjigantët bavarez po mendojnë një lëvizje për 32-vjeçarin në verë. Dihet gjerësisht se Salah, i cili po shijon një tjetër sezon fantastik në Liverpul, ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual 2024-25, kështu që e bën anësorin një agjent të lirë në verë siç qëndrojnë gjërat. Shtojini kësaj pasigurinë që rrethon të ardhmen e anësorëve aktual të Bajernit si Leroi Sane, Serzh Gnabri dhe Kingsli Koman dhe thashethemet bëhen më të besueshme. Megjithatë, me të ardhurat vjetore të raportuara prej 22 milionë eurosh, pagat e Mohamed do ta vendosnin atë menjëherë në krye të tarifave të pagave në Mynih.

    Në dy merkatot e fundit të tregut të transferimeve, Bajerni e ka hedhur fokusin te talentet e rinj, por kush do t’i thoshte jo transferimit falas të një lojtari si Salah! Ende nuk bëhet fjalë për bisedime mes sulmuesit egjiptian dhe klubit me bazë në Mynih, por duket se “ujërat” kanë filluar të trazohen.

    Anësori i Liverpulit aktualisht ka 25 gola dhe 16 asistime në 27 paraqitje vetëm në Premier Ligë, ndërsa nuk ka treguar shenja të ngadalësimit. Nëse i referohemi statistikave në të gjitha kompeticionet, ai regjistron 38 ndeshje, 30 gola dhe 21 asist në 3.220 minuta, ecuria më e mirë në karrierë. Me ekipin aktualë Salah është në garë për 3 trofe me “Reds”, “Karabao Kup”, Premier Lige dhe Champions./PanoramaSport

    Bajern Mynih Liverpuli Salah
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    June 10, 2026

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    June 10, 2026

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    June 10, 2026

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.