TIRANË– Në PRIME-n e së martës, Aldo ka rrëfyer ndjeshme linjën e tij të jetës, e mbushur me sfida të shumta.
Regjisori tregoi se kishte ardhur në jetë me shumë vështirësi, pasi pas një aborti nëna e tij u detyrua t’i kalonte 7 muajt e shtatzënisë e shtruar në spital. Një shtatzëni që i rrezikoi jetën, andaj Aldo në lot tregoi se nëna e tij e vuri përpara çdo gjëje. Më pas ai ka nisur ëndrrën për të vijuar rrugëtimin me kinematografinë dhe filmin.
Pas të 30-ave, sikurse dhe Aldo e përshkruan, sfidat e shumta e çuan drejt depresionit dhe problemeve me panikun.
“Pas të 30-ave isha në garë me kohën. Situatë që më çoi drejt depresionit dhe atakeve të panikut, shumë të shpeshta. Më dukej se kisha rënë në humnerë”, tha ai.
Vështirësitë e shumta nuk e penguan të krijojë familje, e më pas të bëhej baba i një vajze. Ardhjen në jetë të Akirës, konkurenti i BBV4 e cilësoi si një mrekulli që i ka ndodhur në jetë.
Aldo pas klipit ku u tregua linja e tij e jetës,u surprizua nga nëna e tij, Vera./Radar.al


