Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Plumbi i Artë/ Dumani dëshmon vr*sjet e bujshme: Më të lehtin e zhduknim të parin

    February 25, 2025
    Plumbi i Artë/ Dumani dëshmon vr*sjet e bujshme: Kush ishte më i lehtë e hiqnim të parin

    Prej disa orësh vijon procesi gjyqësor në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit seanca e pyetje-përgjigjeve mes avokatëve dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

    Siç dhe ju kemi raportuar së fundmi i penduari i drejtësisë ka rrëfyer pseudonimet e përdorura në platformën SKY.

    “Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në SKY kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina”, iu përgjigj Dumani avokatit.

    Më tej ai tregoi edhe pazaret e vrasjeve. Sipas tij nuk ka pasur radhë, por kush personi që ishte më i lehtë vritej I pari.

    Gjithsej thuhet se ishin diku 20-30 emra.

    Pak më parë ai rrëfeu edhe njohjen e tij me Erion Alibej dhe sesi u kontraktua prej tij për të kryer disa nga vrasjet e bujshme që tronditën Elbasanin.

    Ndërsa më tej Nuredin Dumani rrëfei dhe pse vrau Bujar Çelën.

    Dumani ka folur në seancë edhe për telefonat e inkriptuar. “Kam pas Sky ECC edhe MATRIX, dolën pastaj edhe “BQ”. Unë i kam dhënë prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”, është shprehur i penduari i drejtësisë.

    Pjesë nga biseda në seancën e GJKKO

    Avokati: Sa pin-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

    Nuredin Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në sky kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina.

    Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?

    Nuredin Dumani: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.

    Avokatja e Enver Divës: Ç’ marrëdhënie kishte Skonja me Divën?

    Nuredin Dumani: Ishim shokë prej 2013. Skonja vite tek unë. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për t’i dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë. Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash. Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq. Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.

    Avokatja e Enver Divës: Pse të takoi me Divën.

    Nuredin Dumani: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.

    Avokatja e Enver Divës: A e konsiderove të besueshëm Enver Divën?

    Nuredin Dumani: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.

    Avokatja e Enver Divës: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?

    Nuredin Dumani: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.

    Avokatja e Enver Divës: Çfarë flisnit me Enver Divën?

    Nuredin Dumani: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

    Avokatja e Enver Divës: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

    Nuredin Dumani: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela. Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

    Avokatja e Enver Divës: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

    Nuredin Dumani: Sepse ishte vëllai i Talos, i shërbente atij.

    Avokatja e Enver Divës: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

    Nuredin Dumani: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar. Bujar Ccela ishte llogaritur edhe më parë për ra vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.

    Avokatja e Enver Divës: Po pse angazhove dy të tjerë?

    Nuredin Dumani: Po sepse ishin paguar për atë punë.

    Avokatja e Enver Divës: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?

    Nuredin Dumani: Pse, mos i paguaja?

    Avokatja e Enver Divës: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?

    Nuredin Dumani: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Ccamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.

    Avokatja e Enver Divës: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Çelës në marrëdhënien me Talon?

    Nuredin Dumani: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetëm ty. Unë e dija se ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.

    Avokatja e Enver Divës: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?

    Nuredin Dumani: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë. E qëlloi  Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit.  Makinën “Renault” e kam marrë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër për një makinë për atentat ndaj Preng Gjinit. Nuk e kishin përdorur dot më atë makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën. Diva, Xhixha dhe një Berti, s’ më kujtohet mbiemri, vepronin bashkë. 

     

    Dumani dëshmon vr*sjet e bujshme Kush ishte më i lehtë e hiqnim të parin MATRIX Sky ECC
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.