Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Morëm 2 makina të vjedhura”/ Nuredin Dumani rrëfen ekzekutimin e Bujar Çelës: Erdhi Alibej, e dija ku pinte kafe

    February 25, 2025
    “Morëm 2 makina të vjedhura”/ Nuredin Dumani rrëfen ekzekutimin e Bujar Çelës: Erdhi Alibej, e dija ku pinte kafe

    TIRANË-Nuredim Dujmani, i njohur ndryshe edhe si i penduari i drejtësisë ka rrëfyer në gjyq detaje tronditëse për vrasjen e Bujar Çelës.

    Ai ka zbuluar sesi u organizua atentati dhe roli i personazheve të përfshirë, si Alibej dhe Julian Hoxhaj.

    Dumani tregon se përgatitja e vrasjes përfshinte përdorimin e dy makinave të vjedhura dhe vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, duke zbuluar gjithashtu se Alibej kishte instaluar kamera në zonë për të monitoruar çdo lëvizje.

    Rrëfimi i Dumanit hedh dritë mbi lidhjen e ngushtë me krimin dhe mënyrën se si veprimet e tij u mbështetën nga informacionet që vinin nga personat afër tijDumani: Alibej vendosi edhe disa kamera në një pallat aty. Në vazhdimësi më sillte foto, përmes SKY.

    Hasa: Çfarë marrëdhënieje kishte Alibeaj me Julian Hoxhajn?

    Dumani: Shoqërore. Alibeaj e paguante për informacionet që i sillte Julian Hoxhaj. I jepte lekë. Njëherë më ka thënë Erioni që i ka dhënë 20 mijë euro.

    Hasa: Kush të ndihmoi në vrasjen e Ramazanit?

    Dumani: Informacion merrja nga Alibej, por kisha edhe Henrik Hoxhën, që dinte lëvizjet dhe makinat e Emiliano Ramazanit. Ne kishim informatorë, një instruktor palestre. Ajo na jepte informacion me telefon për lëvizjet e tij, kur ikte nga palestra.

    Hasa: Kush e mori vendimin për vrasjen e Rigers Runajt?

    Dumani: Erion Alibej e mori.

    Hasa: Kur vendosët të vrisni Bujar Çelën dhe cila ishte arsyeja?

    Dumani: Ishte vendosur më herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë, Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Lija mjetet e punës tek shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën. Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem, mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën. Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gati, morëm dy makinat që kishim në dispozicion, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. I dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë. Unë nuk i shkova tek shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cerrikut. Unë ju thashë: “Ore, ai do dalë për kafe”. Kthyem dhe pasi furnizuam mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

    Hasa: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës?

    Dumani: Po.

    Hasa: Me çfarë komunikonit me Erionin dhe bashkëshorten e Xhulianit?

    Dumani: Me SKY.

    bujar cela Erjon Alibeaj nuredin dumano spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.