Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel ka përgënjeshtruar deklaratat e Sali Berishës, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.
Në një postim në rrjetin social “X” ai shkruan: “Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes ) 150 mijë euro për të shkruar një histori mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme”.
Kujtojmë se një ditë më parë kreu i PD, në një konferencë për shtyp tha se artikulli ishte i sponsorizuar.
Kur largohet acari që ka pushtuar vendin? Mësoni çfarë ndodh në fundjavë
“Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje. Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike. Karma është ashtu siç e do ai vetë. Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli”, tha Berisha.
Këngëtarja i rrëfen Arbana Osmanit: Kam blerë klikime për këngët, e bëjnë të gjithë


