TIRANË– Mbrëmjen e së mërkurës në Top Story nga Grida Duma, në Top Channel, i shumëkërkuari i policisë, ka kërkuar të flasë LIVE në emision, ku menjëherë sapo përshëndeti Gridën, dhe kjo e fundit e pyeti pse vendose të bësh këtë dalje live, ai tha se të gjithë po flasin për mua prandaj më mirë të flas unë për veten.
Bajri ka folur lidhru me masakrën e Dobraçit, ku mbetën 4 viktima mes tyre dy të pafajshëm, çifti Bashkim dhe Flutura Basha.
Glidona Daci: Për cilën arsye do doje ti të ishe aty?
Safet Bajri: Ja ta shpjegoj unë. Sepse asnjë makinë nuk kishte për të lëviz prej vendit të ngajrjes. Anjë makinë. Të kisha qenë unë aty se kisha lënë me lujt prej vendit të ngjarjes. Do kisha thirr policinë, do kisha thënë hajdeni këtu dhe nuk i kisha lënë. Se makinat janë të blinduara, pse duhej të lëviznin prej vendit të ngjarjes kur kalon një motorr e të qëllon? Edhe ai motorr iku. Thirr policinë, komisariati i Bushatit është afër dhe vijnë në sekondë. Dhe aty e verifikon policia nëse ti je viktimë i atij sulmi, por nëse merr makinën e je largu lind dyshimi dhe njerëzit e argumentojnë si duan vetë pastaj.
Gazetari: Personat që kanë qenë në makinë janë të njohurit e tu?
Safet Bajri: Po dy prej tyre janë të njohur nga unë, Sakica dhe Troshani. Sepse Samuel Troshani është rrit në lagjen time dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera familjare, ndërsa Izmir Sakica është shok klase me Samuel Troshanin./Radar.al
Atentati në Dobraç/ Safet Bajri reagon live: Ja pse më erdhi RENEA në shtëpi


