Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Eksperti: Dhimbja e kokës ju sinjalizon për problemet që keni me trupin tuaj

    February 19, 2025
    Eksperti: Dhimbja e kokës ju sinjalizon për problemet që keni me trupin tuaj

    Në një intervistë për Report.TV nutricionisti Altin Joka, foli për dhimbjet e kokës të lidhura me zona të caktuara të saj, llojet e dhimbjes dhe disa kura për të normalizuar situatën.

    “Kur kemi dhimbje koke të përgjithshme, në përgjithësi kjo vjen nga niveli i stresit, ose nga tensioni që mund të kemi kaluar gjatë ditës, nga pagjumësia, ose ndoshta është fillimi i një gripi apo dhe rënia e imunitetit, pra kur nuk është e përcaktuar se ku është kjo dhimbje”, u shpreh Altini.

    Më tej ai a bën me dije se një tjetër dhimbje është një pjesën e ballit, midis tëmthave dhe ballit, që vjen ose nga qëndrimi i shumtë në kompjuter apo në celular, ose mund të jetë fillimi i një migrene, ose një problematikë e sinuseve.

     “Një tjetër dhimbje koke është tek pjesa pas kokës, që kryesisht ndodh paradite në mëngjes, që shkaktohet më së shumti nga problemet e hipertensionit, pra kemi një destabilitet të tensionit, ose mund të kemi një problem me cervikalen, sikurse mund të jetë një pozicion jo i rehatshëm fjetje, pa anashkaluar dhe problemet me shtyllën kurizore” shtoi Altini.

     Dhimbja e kokës në pjesët anësore, majtas apo djathtas qoftë, vjen nga dhimbja e një dhëmballe të infektuar, ose një problem në vesh, ose mund të jetë migrenë, pasi migrena zakonisht jep dhimbje në një pjesë të kokës. Ndërsa dhimbja e kokës në pjesën e mbivetullave shkaktohet ose nga temperaturat e ftohta, ose nga lodhja e syve. Një tjetër dhimbje koke është ajo që fillon nga pjesa e nofullave deri lart, kjo tregon se kemi probleme të çregullimeve dentare. Dhimbja e kokës, zakonisht në mes të kokës, lidhet si me migrenën, me stresin apo dhe me tensionin. Nëse do kemi dhimbje koke dhe ethe, kemi një probabilitet që të kemi melingjit” tha Altini. Në rast se goditet koka, psh fëmijët kur luajnë dhe më pas ka humbje shikimi, duhet vajtur me urgjencë tek mjeku.

    Por a kemi metoda efektive natyrale që na ndihmojnë të largojmë dhimbjen e kokës?

    Sipas eskpertit të mjekësisë holistike duhen evituar ushqimet e skuqura, sasia e madhe e djathrave të stazhonuar, ushqimet me yndyrna, ushqimet shumë të ftohta, sidomos akulloret, konsumimi i alkoolit është një problematik tjetër që shkakton dhimbje koke, sepse alkooli shkakton dehidratim. Problematike janë dhe përdorimi i lartë i kafeinës, apo i ushqimeve me ngjyrues dhe sheqer.

    Cilat janë disa kura natyrale që mund të përdoren?

    “Së pari është speci pikant, pasi farat e tij nëse futen në ujë dhe konsumohen,  zgjerojnë gati katër fish nivelin e enëve të gjakut dhe koka pushon, sikurse parandalojmë dhe ndonjë problem të rëndë që mund të shkaktohet nga dhimbja e tepërt e kokës. Elementi i dytë janë gjethet e lakrës, të cilat vendosen në pjesën e ballit përpara dhe në pjesën pas. Një tjetër element është çaji i pemës së limonit, gjithashtu një filxhan arra nëse konsumohen jep efekt qetësimi. Çaji i karafilit është gjithashtu shumë efikas ose sapo fillon t’ju dhembë koka përtypni në gojë gozhdë karafili. Nuk duhen harruar dhe vajrat esenciale, përzjerja e tyre në një enë plastike është shumë efikase. Shumë efektive është dhe vendosja e disa fetave patate tek pjesa e ballit deri tek tëmthi, sikurse vendosja e akullit të ftohtë, duke e lëvizur në pjesën frontale”.

     

     

    Altin joka dhimbja e kokes problemet me trupin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    June 4, 2026

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    June 4, 2026

    Lajm i mirë për të rinjtë, hapen grante deri në 10 mijë euro për projekte rinore

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.