Hyrjet e reja në “BBVA4” ishin një suprizë si për banorët e mëparshëm të spektaklit dhe për anëtarët e rinj.
Vserlo dhe Ola kanë patrur goxha përplasje mes tyre që në momentet e para të hyrjes në shtëpi.
Gjatë një debati të sotëm në oborr, Vserlo i tha Olës se kishte hyrë vetëm për të bërë reklama në Instagram, duke shkaktuar një përplasje mes tyre.
Debati agravoi më tej kur Ola në një moment u tregua e ashpër dhe është parë teksa i hedh Vserlos një shishe plastike me ujë në kokë, një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta nga banorët e tjerë.
Marrëdhënia mes dy banorëve të rinj vetëm sa vjen e përkeqësohet.
Se çfarë masash do të marrë produksioni për këto situata kjo mbetet për t’u parë në puntatën e ardhshme të Prime.
View this post on Instagram


