Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sajma Qordja alarmoi policinë për pengmarrje/ Festa në Astir zbardhi të shkuarën kr*minale të Joni Sadikajt, u lirua 2 herë nga burgu

    February 18, 2025
    Sajma Qordja alarmoi policinë për pengmarrje/ Festa në Astir zbardhi të shkuarën kr*minale të Joni Sadikajt, u lirua 2 herë nga burgu

    TIRANË– Më 9 Janar të këtij viti në zonën e Astirit u raportua për një pengmarrje.  Telefonata nga vajza 21-vjeçare Sajma Qordja se disa persona kanë tentuar ta marrin peng, por më pas u zbulua se në atë apartament ka pasur festë mes të rinjve me drogë, alkool dhe armë.

    Ndërkohë hetimet çuan në zbardhjen e lidhjeve kriminale të Joni Sadikajt, i cili u lirua nga burgu përmes manipulimit të dosjes penale.

    Më 9 2025 Policia e Tiranës u alarmua nga telefonata e një vajze, e cila kërkoi ndihmë me pretendimin se po mbahej me forcë nga disa persona në një apartament në Astir, zonë periferike e Tiranës. Në momentin që policia arriti në vendngjarje, vajza refuzoi të bashkëpunonte. Ishte e nevojshme ndërhyrja e forcave speciale RENEA për të shpëtuar të vajzën ku më pas u zbulua se më shumë se sa një pengmarrje kishte të bënte me një festë mes të rinjsh ku nuk mungonte droga, alkoli dhe armët.

    Hetimet zbuluan se në apartamentin e përdorur nga grupi, u gjetën armë dhe mbetje lëndësh narkotike, kokainë. Si të dyshuar të kësaj ngjarje policia shpalli në kërkim Joni Sadikaj dhe disa bashkëpunëtorë të tij, të gjithë me precedentë kriminalë. Pavarësisht kësaj vajzat pohuan se kishin marrë pjesë në festë me dëshirën e tyre, policia arriti të arrestonte Ermal Binjakun, i cili dyshohej të kishte bashkëpunuar me grupin, ndërsa djemtë e tjerë mbetën në kërkim.

    Nga ana tjetër Joni Sadikaj ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ishte arrestuar dhe shpallur fajtor nga gjykata për vepra të rënda penale, si trafikimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje.

    Dokumentet tregojnë se Sadikaj jo vetëm kishte përfituar ulje dënimi, por brenda sistemit të drejtësisë dyshohet se është manipuluar dosja e tij penale ç’ka mundësoi lirimin e tij nga burgu./Radar.al

    LAJME TË REKOMANDUARA:  

    K*kainë dhe armë, misteret e ngjarjes që tronditi zonën e Astirit në Tiranë

    EMRI/ Tmerri në Astir, kapet një nga djemtë e grupit që mbajtën mbyllur Sajma Qordjan

     

    21-vjeçarja në Astir joni sadikaj pengmarrje ne astir sajma qordja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.