Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

    Nga bujtinat tek magjia e Prespës/ Çelet sezoni turistik në Pustec, destinacioni që po josh vizitorët e huaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Pikëpyetjet e ‘verifikimit’ për Nesti Angonin

    February 15, 2025
    Pikëpyetjet e 'verifikimit' për Nesti Angonin

    Nga Mero Baze

    Ka një debat të madh mes juristëve të cilët më kanë bombarduar me rekomandime dhe opinione rreth kallëzimit “anonim” të Nesti Angonit si një praktikë e sajuar për të marrë nën hetim një person për arsye politike apo mllefe personale, siç është rasti i Erion Veliajt. Shumë prej tyre thonë se ekziston gjithë baza ligjore që të ngrihet padi ndaj prokurorit për fillimin e një procedimi penal të paligjshëm. Të tjerë thonë se duhet një hetim parlamentar pasi kjo prek në thelb sigurinë që jep sistemi juridik për qytetarët.

    Ka edhe të tjerë që e personalizojnë me faktin se prokurori është një ushtar i Berishës, i përfshirë në një skemë politike për të goditur një kundërshtar të tij, me qëllim që SPAK të kompensojë raportet e këqija me Berishën. Dhe dukshëm, këto dy ditë ai i ka përmirësuar, pasi nga “organizatë kriminale” SPAK është shpallur “monument kulture që mbrohet nga Berisha”.

    Unë nuk kam kompetencë juridike të përzgjedh se kush ka të drejtë prej tyre, ndaj është mirë që debatin ta bëjnë publik dhe jo në inbox-in tim.

    Ajo që unë shikoj si tërësisht të dyshimtë është jo vetëm sajimi i një letre anonime, por edhe legjitimimi i saj si kallëzim.

    Së pari, personi inekzistent Nesti Angoni ka firmosur. E publikova dje firmën e tij. Pra, kemi një njeri të gjallë që ka firmosur në një letër dhe e ka çuar me dorën e tij në SPAK, jo me postë. Kështu thuhet në përshkrimin e vendimit të gjykatës për kallëzuesin Angoni.

    Kjo do të thotë se kemi një njeri që fizikisht ka shkuar në SPAK më 23 korrik, ka firmosur një letër dhe ka ikur. Madje ka dhënë dhe adresën e shtëpisë: “Lagjia 5 Maji nr. 71, Tiranë”. Adresën e kanë zgjedhur me tematikë, meqë në bllokun “5 Maji” ka pasur konflikte me Bashkinë.

    Dërgova gazetarë aty, por nuk gjetën asgjë. Ftoj edhe kolegë të tjerë gazetarë të shkojnë e ta kërkojnë, sidomos ata që janë shumë të informuar për Nesti Angonin.

    Verifikimi i parë që duhet të bënte SPAK ishte firma e tij dhe adresa. Në vend të tyre, SPAK ka verifikuar se ekziston shtetasi Gentian Sula, i cili sipas QKB-së rezulton i punësuar te AgiKons.

    Po ashtu, ka verifikuar se ekziston shtetasja Gentiana Sulaj, e cila rezulton e punësuar si Drejtuese e Institutit për Dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu, ekziston shtetasi Erion Veliaj, i punësuar në Bashki, dhe shtetasja Ajola Xoxe, e punësuar në një studio avokatie. Dhe se këta njihen me njëri-tjetrin.

    Pas kësaj, ka nisur hetimi.

    Denoncimi fizik i Nesti Angonit nuk është nga ato krime inteligjente që mezi zbulohen. Ka kamera në SPAK, ekziston personi që e ka çuar letrën, ekziston edhe një adresë, një nënshkrim dhe personi që e ka protokolluar.

    Verifikohen këto më parë nëse ekzistojnë apo jo, pastaj verifikohet ekzistenca reale e njerëzve që ai përmend.

    Fakti që SPAK thotë në përmbledhjen e vendimit të tij se “nuk ekziston shtetasi Nesti Angoni”, ndërkohë që ai e ka dorëzuar fizikisht në SPAK kërkesën dhe ka dhënë adresë, është i mjaftueshëm për të besuar se Nesti Angoni është prokuror i SPAK-ut ose se SPAK ka nisur një hetim tërësisht të paligjshëm, duke mos konsumuar në mënyrë thelbësore procesin e verifikimit, por duke e justifikuar atë me një verifikim emrash të atyre që përmenden në letër.

    Dhe kjo është një çështje shumë serioze.

    Ky realisht është një proces që njihet si “fishing expedition”, ose për ta përkthyer më qartë në shqip, një “gjueti shtrigash”, një shprehje që përdoret për të përshkruar një kërkim ose hetim që bëhet thjesht për të parë nëse mund të gjendet diçka komprometuese.

    Dhe kjo nuk është praktika e parë që bëhet nga SPAK. Tani po kthehet në një traditë. Kjo është më flagrantja, pasi nuk është iniciativë direkte e tyre, por e maskuar pas shpikjes së një personi anonim, të cilin edhe e pranojnë që nuk ekziston, por e marrin si të mirëqenë dhe fillojnë hetimin.

    Nuk po them pastaj ato që thotë Paloka, që “ne e morëm vesh të parët arrestimin e tij dhe lajmërova grupin”, apo faktin që kontrolli i banesës së Veliajt u bë një ditë pasi Berisha i kërkoi falje Olsi Dados që e kishte atakuar kot për lidhje me bandat e Durrësit.

    Këto mbeten për t’u parë, pasi do të mjaftonte fakti që dosja Toyota Yaris, e shpallur sekret shtetëror nga SPAK, njihet vetëm nga dy prokurorë, gjyqtari Bano dhe Sali Berisha.

    Pra, ose gjyqtari ose një nga dy prokurorët ia kanë çuar dosjen Berishës, kurse ne na thonë “po e botuat, do shkoni në burg”. Ndërsa Berisha e lexon përditë dhe e duartrokasin.

    Ajo dosje, në fakt, hedh në erë gjithë integritetin e SPAK, pasi kur të bëhet publike, do dalë që SPAK ka toleruar brenda tij prokurorë të përzier në veprimtari kriminale, dhe e ka shpallur “sekret shtetëror”, ndërkohë që legjitimon si të vërtetë një copë letër me gënjeshtra nga një person inekzistent.

    Të gjitha këto tregojnë se ka një deformim të madh të integritetit profesional brenda institucionit, një keqpërdorim politik të informacionit dhe hetimit, dhe mbi të gjitha një përpjekje për të bërë politikë me drejtësinë.

    Qëllimi i drejtësisë së re ishte që politika të mos merret me drejtësinë, dhe nuk duhet të merret, por nëse drejtësia merret me politikë, natyrisht që pastaj nuk janë pushtete të ndara, por rivale.

    Dhe natyrisht, rivalët do të përplasen.

    Nesti Angonin Pikëpyetjet e 'verifikimit'
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    June 14, 2026

    Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

    June 14, 2026

    Nga bujtinat tek magjia e Prespës/ Çelet sezoni turistik në Pustec, destinacioni që po josh vizitorët e huaj

    June 14, 2026

    “Do të japë dorëheqjen si President”, Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi  

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.