Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga bujtinat tek magjia e Prespës/ Çelet sezoni turistik në Pustec, destinacioni që po josh vizitorët e huaj

    June 14, 2026
    Nga bujtinat tek magjia e Prespës/ Çelet sezoni turistik në Pustec, destinacioni që po josh vizitorët e huaj

    Ka nisur zyrtarisht sezoni turistik në bashkinë minoritare të Pustecit, një nga destinacionet më të veçanta që ofron juglindja e vendit. Parku Kombëtar i Prespës ka regjistruar vitet e fundit një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, sidomos të turistëve të huaj, të cilët mbeten të mrekulluar nga natyra, liqeni, ishulli i Maligradit dhe kuzhina tradicionale e zonës.

    Këtë realitet e pohojnë vetë pushuesit, ndërsa operatorët turistikë konfirmojnë se numri i të huajve në Pustec po rritet dita-ditës.

    “Jam nga Holanda dhe kjo është hera ime e parë këtu. Kemi ardhur për pushime; fillimisht planifikuam të qëndronim vetëm një ditë, por njerëzit më mrekulluan. Janë jashtëzakonisht mikpritës.”

    “Vij nga Selaniku, erdha këtu dje dhe ndihem shumë mirë. Më pëlqeu gjithçka.”

    “Ka disa vite që zona ka marrë një zhvillim të mirë. Vijnë vizitorë të huaj nga Gjermania dhe Franca, kryesisht motoristë dhe çiklistë, të cilët shpesh flenë në makina buzë liqenit. Kur vijnë këtu, kërkojnë vetëm peshk dhe duan të provojnë produktet e liqenit.”, u shpreh një operator turistik. 

    “Patjetër që interesi i turistëve është më i madh. Hoteli punon kryesisht me të huaj, ndërsa shqiptarët vijnë më shumë në restorant. Të gjithë kërkojnë gatimet tradicionale të zonës, si peshkun ashtu edhe mishin.”

    Për kryetarin e Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, banorët vendas e kanë kuptuar tashmë se turizmi është çelësi i zhvillimit ekonomik për Parkun Kombëtar të Prespës dhe janë orientuar vetë drejt këtij sektori.

     “Njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe kanë hapur bujtina të vogla. Janë disa familje që kanë shtuar kapacitetet akomoduese për turistët, gjë që tregon se ka një fluks në rritje.

    Sigurisht, ka ende nevojë për zgjerimin e ofertës dhe investime më të mëdha nga sektori privat, veçanërisht në sektorin e restoranteve. Megjithatë, shohim se ky vit ka nisur si një sezon mjaft i mbarë turistik. Vizitorët e huaj tashmë vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive turistike.”, tha Pali Kolefski

    Ishulli i Maligradit me kishën e tij historike, Zaroshka, Pusteci, Gollomboci, Muzeu i Sterjo Spases, Gorica dhe ujërat e liqenit të Prespës që lagin tre shtete janë vetëm disa nga pasuritë që ofron kjo zonë. Falë tyre, Pusteci po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj që vizitojnë juglindjen e Shqipërisë. (A2 Televizion)

    Çelet sezoni turistik në Pustec destinacioni që po josh vizitorët e huaj Nga bujtinat tek magjia e Prespës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, zbulohen skedat e tyre kriminale

    June 14, 2026

    Pas rritjes rekord/ Bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

    June 14, 2026

    Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

    June 14, 2026

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.