Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me personat që kanë një të shkuar të errët kriminale, mes tyre dhe Shullazi.
Referuar dosjes së siguruar rezulton se në një komunikim në SKY ECC në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi dhe Marklen Haka diskutuan mbi vrasjen e Durim Bamit.
Mëoshet se Shullazi shkruan: “Ça duket do e kapin ata çunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës i tham ne për Durim Banin, atëherë që folëm bashkë por ai s’ka takat e ka mendjen te malli”
Në një tjetër komunikim të kryer disa ditë më vonë, më datë 24 mars 202, Shullazi komunikon sërish me Marklen Hakën dhe mendohet se diskutuan në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami: “Po ça nuk del fare në lagje ai plehra. Me ça makine del k…., po Valteri ça thot?”
Pas një muaj, diku afro datës 20.04 2020, Shullazi e pyet Marklen Hakën për makinat që përdor Durim Bami. “Ai D me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat, sa e ka targën. Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardh në Tiranë. Po blindin e mori atë Audin”?
Kujtojmë se SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës.


