Për shumicën e njerëzve u duk sikur Jozefin Marku, ish-banori i “BBVA4” u tall me ndjenjat e banores aktuale të programit në fjalë, Loredanën.
E kjo e fundit për rrjedhojë u shfaq shumë e zhgënjyer nga artisti.
Mirëpo mesa duket situate mes tyre qenka keqkuptuar.
Kjo pasi ditën e sotme me rastin e Shën Valentinit, Jozefini publikoi një këngë me titullin “Premtimet”.
Referuar tekstit të këngës është nënkuptuar se ajo i dedikohet Loredanës.
“Në ship kam lanë dashninë…” shprehet Jozi gjatë performancës së këngës së tij.
Kujtojmë se së fundmi artistit nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet shkroi se disa persona po mundohen ta ndajnë Loredanën./ Radar.al


