Viti 2025 ka nisur me një zbehje të mëtejshme të inflacionit në vend. Çmimet në muajin janar rezultuan 1.9% më të shtrenjta, një ritëm më i ngadaltë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë 2023.
Ndonëse me një rënie, ushqimet dhe pijet alkoolike, mobiljet por dhe qiratë po i mbajnë çmimet e larta edhe këtë fillimvit. Ekspert të tregut e shpjegojnë këtë tendencë me parimin e kërkes-ofertës në treg.
40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqimet, por këtë fillim vit nuk janë kursyer as tek argëtimi, veshja apo kultura, inflacioni i të cilëve arriti përkatësisht në 5.7% dhe 3.3%.
Një rritje e cmimeve por më e ngadaltë vërehet edhe për baret e restorantet ndërsa sektori i transportit ka ndikuar më shumë në këtë rënie të inflacionit. Por a duhet të jetë shqetësuese një tendencë e tillë për ekonominë shqiptare?
Sipas Bankës së Shqipërisë një rënie e inflacionit në vend ndodh si pasojë e inflacioni të importuar më të vogël me vendet partnere , forcimi i kursit të këmbimit të Lekut, si dhe efektet e politikës monetare se ndërmarrë deri më tani. Ndërsa parashikon që Inflacioni të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025./TCH


