Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Përplasje të forta në sallën e Kuvendit/ Bardhi reagon për mbështetësit e Velijat, Hoxha: Dje s’ka pasur asnjë incident

    February 13, 2025
    Përplasje të forta në sallën e Kuvendit/ Bardhi reagon për mbështetësit e Velijat para SPAK, Hoxha: Dje s’ka pasur asnjë incident
    Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Ministri I Brendshem Ervin Hoxha

    TIRANË– Sot në sallën e Parlamentit kanë ndodhur debate të forta sa i takon situatën e ditës së djeshme, kur vlerësohej masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit e të Tiranës për mosveprim në grumbullimin e djeshëm te SPAK nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

    Bardhi i quajti “batakçinj” drejtorët e bashkisë, teksa kërkoi masa edhe ndaj drejtuesve të Policisë.

    “Emrin s’ia dimë ministrit të Brendshëm, dimë që është emëruar nga bandat. Por dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk a pasur polici për grumbullimin e paligjshëm, mungesa e policisë atje, me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar anë paraburgim.- u shpreh Bardhi.

    Ndërkohë më tej Bardhi kërkoi edhe masat ndaj tyre.

    “Duhet të merren masa që nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe deri më poshtë, kjo nuk ka ndodhur kurrë, këta njerëz paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës. Nuk kemi dëgjuar asnjë procedim penal ndaj drejtorëve batakçinj, hajdutë, të Bashkisë së Tiranës për protestën e paligjshme dhe bllokimin, dhe asnjë masë ndaj këtyre personave që bënë shkeljen dhe bllokuan për orë të tëra rrugë të Tiranës.”- shtoi Bardhi.

    Nga ana tjetër Ministri Ervin Hoxha replikoi duke mohuar se Policia nuk veproi pas grumbullimit të panjoftuar të simpatizantëve të kryebashkiakut.

    “Nuk është e vërtetë, dje në mënyrë të menjëhershme simpatizantë janë grumbulluar te SPAK për të mbështetur kryetarin e Bashkisë. Nuk jemi në kushtet e një lajmërimi për protestë, por në kushtet kur këta simpatizantë donin të ishin prezent në dhënien e vendimit. Kur këta u grumbulluan, u dërguan edhe forcat e Policisë atje deri në fund të vendimit. Është e vërtetë që për grumbullim të menjëhershëm pati bllokim, por nuk është e vërtetë që Policia e Shtetit nuk mori masa, por shkuan për të siguruar perimetrin e SPAK. Menjëherë pas grumbullimit kanë shkuar efektivë të policisë. Dhe për të theksuar, dje nuk ka pasur asnjë incident, e theksoj asnjë dëm gjatë atij grumbullimi dhe asnjë shkelje.”- tha Hoxha./Radar.al

    Gazment Bardhi Hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.