Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala ekstreme e të nxehtit godet Francën, Parisi ndalon alkoolin në publik dhe spitalet përballen me mbingarkesë

    Bella Hadid flet hapur për betejën me sëmundjen Lyme: Kam fjetur 11 orë dhe ende ndihem e rraskapitur

    Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%, përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

    February 13, 2025
    Meloni kërkon rishikimin e "modelit të Shqipërisë"

    Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po shqyrton përdorimin e tyre në një mënyrë tjetër nga ajo që ishte planifikuar më parë.

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar rishikimin e “modelit të saj të Shqipërisë” për dëbimin e shpejtë të refugjatëve pas disa humbjeve në gjykata. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi në parlament informacionet se emigrantët, kërkesat për azil të cilëve tashmë janë refuzuar në tokën italiane, mund të akomodohen në të ardhmen në kampet shqiptare.

    Aktualisht edhe kampi i Shëngjinit dhe ai i Gjadërit janë bosh. Që nga hapja e tyre në vjeshtë, janë mbajtur atje vetëm për disa ditë meshkuj të ndaluar në det nga roja bregdetare italiane, kur ata po përpiqeshin të kalonin Mesdheun.

    Planet janë ndërprerë tashmë tre herë nga gjykatat

    Në fakt, në Shqipëri, e cila nuk është anëtare e BE-së, zyrtarët italianë duhet të vendosin shpejt për kërkesat për azil dhe më pas t’i dëbojnë aplikuesit. Megjithatë, modeli nuk ka funksionuar deri tani.

    Ndërkohë në Itali ka një mosmarrëveshje të fortë mes qeverisë dhe drejtësisë. Në thelb, konflikti ka të bëjë me çështjen se kush mund të përcaktojë nëse një shtet tjetër është një vend i sigurt origjine. Për kampet, qeveria italiane lejon vetëm zgjedhjen e burrave të rritur që, sipas saj, vijnë nga vende të sigurta të origjinës. Gratë dhe fëmijët nuk dërgohen atje.

    Drejtësia në Romë i ka bllokuar planet e qeverisë tre herë që nga tetori. Si pasojë, 66 personat, që u mbajtën të ndaluar në Shqipëri u desh të transferohen në Itali. Më 25 shkurt, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) do të merret me këtë model për herë të parë. Ende nuk ka një datë për vendimin.

    Tani Piantedosi ka konfirmuar për herë të parë në Dhomën e Deputetëve se qeveria po punon për “zgjidhje për tejkalimin e pengesave të dala deri tani”. Në kampe ekziston mundësia edhe për “arrest para dëbimit”. Megjithatë, në Shqipëri ka rezistencë ndaj ideve të tilla.

    Kostot mbi 650 milionë euro

    Kostot e ndërtimit dhe funksionimit të kampeve vlerësohen në më shumë se 650 milionë euro. Në parim në kampe ka vend për më shumë se 1200 emigrantë. Italia është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që operon kampe të tilla jashtë BE-së. Megjithatë, qeveritë e tjera evropiane po i vëzhgojnë nga afër planet.

    Italia është një nga vendet më të prekura nga lëvizja migratore në të gjithë Mesdheun. Vitin e kaluar, u regjistruan rreth 66.500 të ardhur të rinj, më pak se gjysma e numrit të pritur në 2023. Në udhëtimin e rrezikshëm herë pas here vdesin njerëz./DW

    Edi rama Giorgia Meloni marreveshja shqiperi-itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala ekstreme e të nxehtit godet Francën, Parisi ndalon alkoolin në publik dhe spitalet përballen me mbingarkesë

    June 26, 2026

    Bella Hadid flet hapur për betejën me sëmundjen Lyme: Kam fjetur 11 orë dhe ende ndihem e rraskapitur

    June 26, 2026

    Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%, përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë

    June 26, 2026

    Qeveria miraton 300 kuota për kredi të buta me interes zero, ja kush përfiton

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.