Gjatë puntatës së djeshme Loredana pësoi një zhgënjim tepër të fortë nga Jozi dhe deklaratat që ai kishte bërë në “Fan Club”.
Pasi mori vesh se Jozi kishte hequr unazën e martesës menjëherë pas daljes dhe banorja bëri të njëjtën gjë dhe e flaku unazën në në dysheme.
Për shkak të gjendjes së saj emocionale, është vënë re teksa Aldo i qëndron pranë.
Gjatë një bisede mes tyre Loredana u shpreh se ndjente dhimbje zemre.
Loredana: Kur ai arrin të mos më respektojë mua prindërit çfarë të pres më un? Unë para prindërve të atij do ulja hundën.
Aldo: Nuk mund të të fryjë ty kundër atij sepse e kam shok por edhe ty të kam xhan. Ti duhet të dalësh në konkluzione.
Loredana: Po më dhemb zemra sepse duhet të kishte ulur hundën dhe të kërkonte ti zgjidhte gjërat jashtë. Unë këtu bëra më shumë se sa duhet.
Aldo: Sido që të ndjehesh ti ndaj atij ku ndikon te loja jote?
Loredana: Mi thithi të gjitha energjitë.
Aldo: Ti mund ta marrësh këtë pikëpyetje dhe ta lësh mënjanë, ta sqarosh kur të dalësh.
Loredana: E di.


