Plagosje me armë zjarri në Lezhë. Një person është paraqitur i plagosur me armë në spitalin e qytetit pasditen e të martës.
Mësohet se personi ka marrë plagë në gjoks, teksa ndodhet në duart e mjekëve dhe po merr ndihmën e parë.
Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore teksa burimet thanë se ai është identifikuar si Egzon Gega.
Ndërsa nuk ka detaje as lidhur me rrethanat e ngjarjes, paraprakisht thuhet seai është qëlluar 3 herë dhe njëri nga plumbat e ka prekur në gjoks..

