Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, reagon Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë!

    Martohen Moza dhe Iliri, çifti puthet në buzë

    Rreziqe të përbashkëta: Evropa dhe vendet e Indo-Paqësorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    I kushton 22 milionë dollarë/ Berisha: Kryearkitekti i triumfit të Trump do drejtojë fushatën e fitores sonë

    February 10, 2025

    Sot Sali Berisha ka shpallur bashkëpunimin me Christopher LaCivita një konsulenti politik, i atashuar pranë Presidentit Trump, për të cilin punoi në zgjedhjet e nëntorit 2024.

    LaCivita ka një karrierë të gjatë në SHBA dhe është i njohur për dorën e rëndë ndaj klientëve të tij. Në zgjedhjet e fundit presidenciale ai fitoi 22 milionë dollarë për punën që kreu në shërbim të Trump.

    Konsulenti i Trump në Tiranë: Berisha mund të fitojë, Rama ‘kukull’ i Soros. Ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish

    Kjo është një shifër e majme, por gjithsesi e përmbajtur kur kemi parasysh se fushatat në SHBA, në veçanti kjo e fundit, janë ndër më të shtrenjtat në botë.

    Berisha në fjalën e tij të prezantimit tha se “kryearkitekti i triumfit të Trump do drejtojë fushatën tonë për fitoren në zgjedhjet e 11 majit”.

    Fjala e Berishës:

    Mirëdita, sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

    Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
    Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Ëillis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan.

    Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste.

    Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Trump të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

    Zoti Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan në krah të këtij të fundit.

    Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që kryearkitekti, një nga dy kryeartitektët e fushatës së fitores së datës 11 maj të jetë zoti Chris LaCivita.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, reagon Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë!

    June 15, 2026

    Martohen Moza dhe Iliri, çifti puthet në buzë

    June 15, 2026

    Rreziqe të përbashkëta: Evropa dhe vendet e Indo-Paqësorit

    June 15, 2026

    I ngacmoi motrën, Mateo merr zvarrë gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.