Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    Reklamat me fonde publike/ AMA do të ndërhyjë në ligj me rregulla të reja për të shmangur ndikimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Babai i mori jetën djalit të tij/ Flet vëllai i viktimës: Asimi nuk zihej me njeri! Motrën nuk dua ta shoh me sy

    February 5, 2025
    Babai i mori jetën djalit të tij/ Flet vëllai i viktimës: Asimi nuk zihej me njeri! Motrën nuk du ta shoh me sy

    Detaje të reja kanë dalë në pah vrasja e rëndë që tronditi vendin në fundjavë. Bëhet fjalë për vrasjen e Asim Gjonit, të cilit iu mor jeta nga babai i tij.

    Ditën e sotme në një intervistë për “Top Channel”, ka reaguar vëllai i viktimës Valentin Gjoni.

    Për ngjarjen e rëndë Valentini fajëson motrën e tij të vogël, si shkaktare të konfliktit mes babait dhe vëllait të tij, që përfundoi në tragjedi. Madje ai deklaroi se nuk do ta shohë më me sy.

     “Kjo që ndodhi na ra si bombë, nuk kam fjalë. Kur e morëm vesh, më ka ardhur shumë keq që kanë nxjerrë mediat disa gjëra për vëllain tim që ai nuk i ka bërë kurrë në jetë. Kur ndodhi ngjarja, unë isha në shtëpinë time në katin sipër. Më erdhi motra e vogël duke ngjitur shkallët. Më tha eja shpejt se babi po zihet me Asimin. Unë zbrita menjëherë dhe pashë që vëllai kishte ndërruar jetë. Lëvizi pak sytë, i thirra Asim, por nuk reagoi. Lajmëruam ambulancën, por e pashë që nuk i rridhte më gjaku. U trondita shumë. Nuk isha gjatë ngjarjes, vetëm çova vëllain tek ambulanca. Ata na larguan dhe ne shkuam me makinë personale. Na thanë në spital që vëllai ka ndërruar jetë. Di të them se vëllai ka qenë njeri alegro, kunatat i ka konsideruar si motra. I kanë nxjerrë se ka qenë dhunues apo pijanec, këto gjëra nuk i ka pasur kurrë. Nuk marr për bazë fjalët as të nënës e as të motrës, jo e jo. Ai ka qenë më i miri nga ne. Me babain nuk ka pasur përplasje, tani konflikte si në çdo shtëpi, por jo që të shkojë puna deri aty ku e kanë deklaruar, nuk mund ta pranoj kurrë.

    Ai është babai im, por nuk e di si e ka bërë që ka marrë thikën dhe ka therur vëllain tim. Babai edhe mund ta pinte ndonjë gotë por jo të dehej. Nuk e di si ka ndodhur, ose do ketë diçka tjetër, nuk e di çfarë të them.

    Me motrën nuk kam folur, nuk dua ta shoh më me sy, nuk kam motër tjetër, përveç motrës së madhe. I gjithë konflikti ka ardhur nga ajo. Nuk e di ku është motra, më kanë thënë që është në spital. Nuk dua as të shkoj ta shoh, më vjen keq se kunata pati një humbje shumë të madhe dhe nipërit e mi, por do e kalojmë. Do mundohemi ta respektojmë kunatën edhe më shumë se motrën.

    Nuk kam dijeni që konflikti të ketë qenë për çështje pronësie. Më ka kërkuar një pasaportë babai, por nuk di gjë. Shtëpia e gjitha është e vëllait të vogël, i kemi ndarë.

    Me babain nuk kemi komunikuar fare, ai është në Prokurori. Momenti i fundit që e kam parë ka qenë kur shkova të jepja dëshminë”– tha ai.

     

    Asimi ishte më i miri Babai i mori jetën djalit të tij flet vellai i viktimes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    April 22, 2026

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    April 22, 2026

    Reklamat me fonde publike/ AMA do të ndërhyjë në ligj me rregulla të reja për të shmangur ndikimet

    April 22, 2026

    Kthyen banesën me qira në një “bazë” dr*ge, arrestohen 2 të rinj, në kërkim bashkëpunëtori

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.