TIRANË– Jozi është përjashtuar mesditën e sotme nga gara e ‘Big Brother Vip Albania 4’ Lajmi është bërë i ditur përmes një zarfi të zi që mbërriti në shtëpi, ku u lexua nga Laerti.
Një vendim ky që për gjysmën e shtëpisë shkaktoi mërzi e për të tjerët festë.

Ky vendim vjen pas sjelljes së Jozit gjatë orëve të para të mëngjesit, ku pas përfundimit të “Prime-t”, Jozi e quajti ‘kopil shkjau’ Gjestin, një deklaratë kjo tejet e rëndë që ka prekur shumë këngëtarin dhe krijoi reagime të shumta kudo nëpër rrjet, nga figura publike dhe jo vetëm./Radar.al


