Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kërkohet një ministër që do e ketë rrogën 500 mijë euro, por ka një kleçkë.

    February 4, 2025

    Nga Enver Robelli

    Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej me emrin Partia Popullore Kristiandemokrate (CVP). Është caktuar një komision për gjetjen e kandidatëve që mund t’i propozohen parlamentit për zgjedhje në funksionin e ministrit në qeveri. Por, komisioni nuk po arrin të gjejë kandidatë.

    Ditëve të fundit janë përmendur rreth 10 kandidatë të mundshëm për ministër. Dhe pothuaj të gjithë kanë njoftuar se nuk janë të interesuar të bëhen ministra në Bernë. Arsyetimet janë të ndryshme. Njëri thotë se nuk ka entuziazëm, tjetri se ndihet i lumtur në postin e tanishëm, të tjerët përmendin obligimet familjare. Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave. Deri më tani vetëm dy politikanë kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e qeverisë.

    Favorit është kryetari i Shoqatës së Bujqve dhe Blegtorëve të Zvicrës, Markus Ritter. Nëse edhe ky zgjidhet në qeveri, atëherë 5 prej 7 anëtarëve të qeverisë do të kenë një sfond (ose në shqipen moderne: një bekgraund) bujqësor. Një ministër është agronom, një ministre mbarështuese (rritëse) e deleve me hundë të zezë, një ministër është bujk i diplomuar dhe një tjetër është prodhues i verës. Disa media zvicerane kanë shprehur shqetësimin se nëse edhe një bujk zgjidhet në qeveri, atëherë Zvicra do të bëhet edhe më shumë agrokraci. Dhe qeveria mund të quhet lirisht “këshill i bujqve”.

    Për çdo vit Qeveria e Zvicrës i subvencionon bujqit me rreth 2.8 miliardë franga (rreth 3 miliardë euro). Në të kaluarën bujqit shpesh kanë lidhur aleanca me krerët e bizneseve të fuqishme në Zvicër për të realizuar interesat e tyre, andaj disa gazetarë zviceranë shkruajnë për një “aleancë mes parave dhe plehut”. Shoqata e Bujqve të Zvicrës është e organizuar mirë. Mund të quhet madje grupi më i fuqishëm i lobimit në këtë shtet. Vetëm në selinë e shoqatës punojnë 126 punëtorë. Shoqata ka edhe një gazetë të veten nëpërmjet së cilës i mban të informuar anëtarët dhe simpatizantët.

    “Shtet brenda shtetit” – kështu e përshkruan lobin e bujqve gazeta “NZZ am Sonntag”. Kur më 2015 po diskutohej ulja e subvencioneve për bujq, para parlamentit në Bernë u mblodhën 10 mijë bujq. Ky ishte një demonstrim i fuqisë së tyre. Prej 246 parlamentarëve 38 janë përfaqësues të bujqve (ose 15 për qind). Në Austri vetëm 8 për qind e parlamentarëve vijnë nga bota agrare. Në parlamentin gjerman edhe më pak: vetëm 2 për qind.

    Më 12 mars dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës do të mblidhen për të zgjedhur ministrin e ri. Krahas gjeneralit të bujqve Markus Ritter, i cili po qëndron gati me tërfurk për t’u zgjedhur ministër, të hënën shfaqi interesim për postin e ministrit edhe një politikan nga kantoni i Zugut: Martin Pfister drejton Departamentin e Shëndetësisë. Ai ka studiuar histori dhe gjermanistikë në Freiburg të Zvicrës franceze, në vitin 1996 ka qëndruar në SHBA për qëllime studimore, pastaj ka qenë i angazhuar si punëtor shkencor në Universitetin e Freiburgut.

    Tani parlamenti e ka fjalën. Nuk përjashtohen befasitë. Parlamentarët janë të lirë t’ia japin votën ndonjë politikani që nuk kandidon fare zyrtarisht. Në rast se një i tillë zgjidhet, ai duhet të dalë para parlamentit dhe të përgjigjet: e pranon apo jo zgjedhjen në post?

    minister rroga e ministrit zvicer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.