Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup

    February 2, 2025
    Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup

    Shkup-Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë një shqetësim për banorët sidomos gjatë stinës së dimrit. Autoritetet thonë se ndotësit kryesorë janë ekonomitë familjare, ndërsa aktivistët e çështjes thonë se qeveria nuk po ndërmerr masat e nevojshme për pengimin e ndotjes. Ndotja e ajrit ka rritur dhe numrin e vdekjeve. Sipas të dhënave, mbi tre mijë njerëz vdesin si pasojë e ajrit të ndotur brenda vitit në Maqedoninë e Veriut.

    Shkupi dhe disa qytete të tjerë të Maqedonisë së Veriut shpesh radhiten në majat e listave botërore për shkallën e ndotjes së ajrit. Dhe kjo gjendje vijon prej disa vitesh, sidomos gjatë stinës së dimrit. Shkupi dhe Strumica, në juglindje të vendit, shpesh janë ndër dhjetë vendet me koncentrim më të lartë të grimcave toksike në botë.

    Autoritetet shëndetësore japin shifra alarmante për numrin e vdekjeve që janë pasojë direkte e ndotjes së ajrit dhe kjo shifër shkon në tre mijë, brenda vitit.

    Banka Botërore vlerëson se kjo gjendje i kushton ekonomisë së Maqedonisë së Veriut rreth 300 milionë euro. Sipas Bankës Botërore, vënia në përdorim e energjisë së ripërtëritshme do të përmirësojë cilësinë e ajrit të këtij vendi dhe kjo do të ulte shkallën e vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit deri në 23 përqind, deri në vitin 2050.

    Autoritetet në Shkup thonë se janë vetë banorët ata të cilët më së shumti i kontribuojnë ndotjes së ajrit përmes ngrohjes me dru, por dhe me mjete të tjera; më pas vjen ndotja nga automjetet.

    Ndotës janë edhe një pjesë e fabrikave që vazhdojnë të punojnë me qymyr, ndonëse autoritetet qeveritare herë pas here urdhërojnë pezullimin e veprimtarive të tyre.

    Aktivistët dhe ambientalistët kërkojnë që Maqedonia e Veriut, si nënshkruese e të gjitha konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambientit të zbatojë mekanizmat për realizimin e plotë të detyrimeve në këtë kuadër.

    Qeveria e kaluar ndërmori një fushatë për furnizimin me kondicionerë për ngrohje të më shumë se gjashtë mijë familjeve përmes subvencioneve dhe qeveria aktuale e zbatoi këtë program për efikasitet energjetik, që do të zbuste, nga ana tjetër edhe problemin me ndotjen e ajrit.

    Ndërkohë, аparatet e instaluara për matjen e shkallës së ndotjes jo gjithmonë janë në funksion.

    Qindra banorë të qytetit të Strumicës në juglindje të vendit protestuan të shtunën duke kërkuar nga qeveria masa për përmirësimin e ajrit.

    Partitë maqedonase të opozitës kërkojnë që parlamenti të debatojë për të siguruar një ambient të përshtatshëm jetësor, si vlerë themelore e garantuar me kushtetutë për qytetarët.

    Nisma, në parim pranohet nga ligjvënësit e VMRO-së qeveritare, por ata duan që debati të përfshijë edhe periudhën e disa viteve të kaluara kur vendi qeverisej nga social-demokratët, që sipas partisë në pushtet, nuk morën masat e duhura për pengimin e ndotjes së ajrit./VOA

    ndotja e ajrit në Shkup Shkup
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    April 22, 2026

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    April 22, 2026

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    April 22, 2026

    Legjenda Tomaszewski kritikon ashpër Lewandowskin: Mos i lejo të nëpërkëmbin

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.