Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

    February 2, 2025
    Papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

    Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë.

    Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. në ndërtim, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015.

    Punëdhënësit fajësojnë zhvillime dhe prije të ndryshme kundërvajtëse që kanë penguar rritjen ekonomike gjermane.

    Të dhënat në shifra

    Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është rritur me 0.4% duke arritur në 6.4%. Kjo do të thotë se në janar 2025 numri i të papunëve në Gjermani është 187,000 më i lartë se në janar 2024.

    Numri i përgjithshëm i të papunëve është 2.993 milionë vetë, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit.

    Numri më i lartë i të papunëve i regjistruar për herë të fundit në Gjermani ishte ai i janarit të vitit 2015, me 3.032 milionë vetë.

    Sinjal alarmi

    “Shifrat e tregut të punës janë sinjal alarmi,” tha presidenti i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger.

    “Dobësia ekonomike dhe strukturore e ekonomisë gjermane po e godet tregun e punës me të gjithë fuqinë. Koha nuk pret.”

    Dulger tha se nevojiten reduktimi i burokracisë, reforma për kostot shtësë të punës dhe çmime më të ulëta për energjinë.

    “Vetëm atëherë Gjermania do të kthehet në rrugën e rritjes dhe kthesa në tregun e punës do të jetë e suksesshme.” – tha Dulger.

    Lajme të zymta nga tregtia me pakicë

    Lajme të zymta vijnë edhe për ekonominë gjermane. Të dhënat e fundit të Zyrës Federale të Statistikave tregojnë se në dhjetor shitjet me pakicë shënuan një rënie të papritur .

    Sikurse e kishin parashikuar edhe ekonomistët në dhjetor 2024 shitjet ranë me 1.6% krahasuar me muajin nëntor.

    Shifrat tregojnë një rënie prej 1.7% në shitjet e ushqimeve dhe një rënie prej 0.7% në shitjet me pakicë të prodhimeve joushqimore, megjithëse të ardhurat e përgjithshme të tregtisë me pakicë u rritën me 1.8% krahasuar me një vit më parë./DW

    10 vitet e fundit nivel rekord Papunësia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.