TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos që ndërroi jetë më 25 Janar 2025 në Greqi.
Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndërsa pasi kanë bërë homazhet pranë arkëmortit të Janullatos është takuar me Kryeministrin grek, teksa ky i fundit është ulur mes Ramës dhe kryedemokratit, Sali Berisha.
Në një moment gjatë ceremonisë mortore kamerat kanë kapur numrin një qeverisë shqiptare duke ngritur kokën lart me sytë nga kupola e kishës./Radar.al


