Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Hapje/ Mbyllja e listave dhe gara reale e 11 Majit

    January 30, 2025
    Hapje/ Mbyllja e listave dhe gara reale e 11 Majit

    Dardan Malaj

    Sistemi i ri i shartuar i listave të hapura dhe të mbyllura të kandidatëve për deputetë pritet të testohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do ta kenë të lehtë të paracaktojnë tashmë respektivisht nga 46 deputetë të cilët do të jenë pjesë e listave të mbyllura. Këta kandidatë nuk do ti nënshtrohen votës preferenciale dhe referuar rezultatit të zgjedhjeve të fundit të vitit 2021 ata mund të konsiderohen defakto të zgjedhur sapo listat e mbyllura të depozitohen në KQZ. Pra, bëhet fjalë për 92 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që mandatohen nga listat e mbyllura të PS dhe PD.

    Për efekt studimi, nëse marrim të mirëqenë numrin e mandateve të fituara nga kampi opozitar (63) PD/LSI etj në vitin 2021 përballë atij PS/PSD (77), del se për të njëjtin rezultat sipas qarqeve respektive, në opozitë do të përplaseshin në rang vendi brenda listave të hapura 117 kandidatë për vetëm 17 mandate ndërsa në mazhorancë 132 kandidatë për 31 mandate. Pra, “lufta” politike pritet të bëhet për 48 mandatet e mbetura që përcaktohen nga vota preferenciale e listave të hapura. Brenda këtyre mandateve do të përqëndrohet beteja dhe ndonjë rezultat surprizë i partive të reja të cilat kryesisht shanset i kanë në Qarkun e Tiranës.
    Mungesa e garës në opozitë ka gjasa që të dekurajojë plotësisht kandidatët e përfshirë në listat e hapura. Në tre qarqe (Berat, Gjirokastër, Vlorë) mund të mos ketë garë fare ndërsa për 9 qarqet e tjera shanset e tyre për tu zgjedhur janë në pjesën më të madhe minimale. Shto këtu faktin që në listat e mbyllura, PD do duhet të përfshijë edhe së paku krerët e partive aleate.
    Ndërkohë, në kampin socialist, me përjashtim të dy qarqeve ku në dukje nuk ka garë (Kukës & Dibër), në të tjerat gara pritet të jetë e ashpër brenda llojit. Llogaritur të qenit parti në pushtet, paralajmërimin e vendosjes së figurave tradicionale në listën e hapur apo edhe detyrimin për respektimin e kuotës gjinore, përplasja mund të shkaktojë jo pak tension.
    Si në rastin e PS ashtu dhe tek PD, marrë në konsideratë se çdo kandidat i përfshirë në listën e fiksuar (mbyllur) ka në kujdestari një territor të caktuar brenda Qarkut; duke ditur faktin se këta kandidatë nuk kanë nevojë për votë individuale pasi nuk janë pjesë e fletës së votimit; mbetet për tu parë edhe “trafiku i influencës” mes kandidatëve të listës së hapur për të përthithur vota nga këto “rezervuare elektorale” brenda qarqeve, që shkojnë përtej zonave të tyre të kujdestarisë.
    Rrisku i madh i përballjeve të forta brenda llojit në listat e hapura mund të bëjë që përveç akuzave mes kampeve politike rivale për procesin zgjedhor, të vërshojnë edhe akuzat brenda llojit si në PD ashtu edhe në PS.
    Në një vend si Shqipëria ku mosbesimi politik është ndoshta “institucioni” më i konsoliduar, të tillë elementë që u bashkëngjiten dhe pretendimet për votën e emigrantëve mund të kthehen në shtratin për kontestimin politik të rezultatit si shenjë e mospranimit të humbjes. Sinjalet e para për këtë sjellje tashmë janë shfaqur dukshëm! Vota e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të ketë fatin e votim/numërimit elektronik që deri dje kërkohej nga të gjithë në 100% të territorit ndërsa sot refuzohet nga opozita për tu zbatuar qoftë edhe vetëm në një qark.

    11 Maj zgjedhjet 2025 dardan malaj Mbyllja e listave PS-PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.