Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sot ceremonia mortore për Janullatos/ Qindra besimtarë i japin lamtumirën, Rama e Mitsotakis do mbajnë fjalime

    January 30, 2025

    TIRANË– Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë.

    Sipas amanetit që Janullatos ka lënë, trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, që do jetë edhe i vizitueshëm.

    Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje, deri në momentin kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme, brenda Katedrales.

    Bëhet me dije se ceremonia mortore do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, Joan, i cili u vendos nga mbledhja e Sinodit të Shenjtë si kujdestar i fronit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në ceremoninë mortore priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

    Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis, me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, ndërsa do ketë fjalime nga klerikë e politikanë, mes tyre edhe dy Kryeministrat Rama e Mitsotakis.

    Pritet gjithashtu që në ceremoni të marrë pjesë edhe Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë.

    Gjithashtu, në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e SHBA-ve./Radar.al 

    PAMJET/ Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Janullatos, dhjetëra qytetarë i japin lamtumirën në Kakavijë

    Mbahet sot dita e dytë e homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

     

    ceremonia mortore per janullatos vdes janullatos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    June 10, 2026

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    June 10, 2026

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    June 10, 2026

    Kompozitori që bashkëpunoi me Dua Lipën gjendet i vdekur në Londër, tre persona nën hetim

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.