Mediat e huaja bëjnë me dije se 4 nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme.
ANSA zbulon se bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe një të rritur vulnerabël.
Kujtojmë se personat në fjalë mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”.
Emigrantët e ardhur në Shëngjin me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia iu nënshtruaqn procedurave të parë për azil gjatë ditës së sotme.
Grupi i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërriti këtë të martë në Shqipëri erdhi pas 2 muajsh pezullim për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.
Emigrantët e paligjshëm mbërritën në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023.


