GRAMSH-Situata e regjistruar në Gramsh me helmimin e 70 fëmijëve të mitur ka shqetësuar prindërit në këtë zonë. Mësohet se alarmin për situatën e krijuar nga dyshimet për helmim masiv nga ushqimi në një nga kopshtet publike me drekë në qytetin e Gramshit e ka dhënë fillimisht mjekja pediatre e spitalit në këtë qytet ku ishin paraqitur katër rastet e para të fëmijëve të kopshit.
Sipas asaj që raportojnë autoriteteve situata është vlerësuar menjëherë. Deri më tani në Spitalin e Gramshit nuk ka asnjë fëmijë të shtruar dhe situata është normalizuar.
Nga të paktën 70 mostra të marra për analiza laboratorike, janë veçuar 30 për ekzaminim dhe deri tani vetëm një rast është konfirmuar që kemi të bëjmë me helmim nga ushqim i kontaminuar me salmonelë.
Përgjigjet për analizat e fëmijëve të tjerë priten nga nesër dhe në vazhdim. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. Nga ana tjetër, analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë ende zyrtare për shkak të kohës që nevojitet. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqim pritet të marrin mostra të tjera dhe të kryejnë kontrolle./Radar.al
Ish-kryeministri anglez bëhet sërish baba, fëmija i katërt me bashkëshorten Carrie


