TIRANË-Sot në të gjithë Shqipërinë festohet 7 Marsi. Një ditë e veçantë ku organizohen aktivitete festive në shenjë mirënjohjeje për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.
Në këtë datë festohet hapja e shkollës së parë shqipe në qytetin e Korçës.
Plotë 138 vjet më parë në qytetin juglindor të Korçës u hap Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, një ngjarje me rëndësi kulmore për përpjekjet e popullit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe alfabetin e vet.
Pavarësisht kushteve të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve nën sundimin osman ishte rreptësishtë i ndaluar, shkolla e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.
Drejtuesit e saj ishin figura të njohura të Rilindjes Shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e shumë të tjerë.
Kontributi i madh që këta patriotë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që kishin. për të përhapur diturinë mes njerëzve./Radar.al


