TIRANË– Mëngjesin e kësaj të premteje në një zonë të populluar të Tiranës, është zhvilluar një aksion policor i ngjashëm me filmat aksion.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në pranga ka rënë një person rreth 40 vjeç, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga uniformat blu aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Personi, i cili edhe dy javë më parë ishte ndaluar nga policia raportohet se është me probleme të shëndeti mendor. Pasi është ndaluar nga policia qytetari është dërguar në spitalin e Neurologjisë. Por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.
Në makinë e tij Land Rover 40-vjeçari mbante edhe një armë zjarri lodër. Nuk dihet ende arsye pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty./Radar.al