Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Votat u rinumëruan, besueshmëria e procesit e dëmtuar në Kosovë

    February 1, 2026
    Votat u rinumëruan, besueshmëria e procesit e dëmtuar

    Afatet ligjore për shqyrtimin e ankesave të mundshme të kandidatëve mund ta çojnë Kosovën në kufi të përballjes me një krizë të re institucionale, siç është edhe zgjedhja e Presidentit të vendit.

    Dëmtimi i besueshmërisë

    Njohësit e proceseve zgjedhore thonë se rastet e manipulimit me vota të kandidatëve për deputet në komunat e mëdha siç ishin Prizreni, Peja, Podujeva, por edhe në komuna të tjera, dëshmojnë se manipulimi i votave nuk ka qenë as rastësor dhe as i izoluar. Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë kjo që vëzhgoi zgjedhjet, shkroi në Facebook se “teknikisht, rinumërimi ka korrigjuar keqpërdorimet dhe ka rikthyer numrin real të votave për secilin kandidat”, por megjithatë, sipas tij, “problemi kryesor nuk qëndron më te rezultati – i cili mund të krijojë përbërjen e njëjtë të Kuvendit me atë të pararinumërimit – por te besueshmëria e procesit zgjedhor, e cila është dëmtuar rëndë”.

    “Fakti që shumica e kandidatëve, edhe pas largimit të votave të keqpërdorura, mund të certifikohen si deputetë, nuk e zhbën këtë dëm. Përkundrazi, krijon një precedent të rrezikshëm: manipulimi shndërrohet në një strategji me kosto të ulët, ku përgjegjësia penale bie mbi komisionerët, ndërsa përfitimi politik mbetet tek kandidatët dhe partitë. Kështu krijohet një paradoks serioz: procesi pranohet si i rregulluar ligjërisht, por mbetet i komprometuar moralisht”, shkroi Kryeziu.

    Vonesa në certfikimin e rezultatit vonon krijimin e institucioneve
    Pas rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa mbi procedurat e administruara në Qendrat e Numërimit, procedura këto që ligjërisht marrin disa ditë kohë. Sipas vëzhguesve të institutit KDI, në skenarin më optimal, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të muajit shkurt, ndërsa në rastin më të keq, në fund të shkurtit apo edhe në fillim të marsit, në varësi të vendimmarrjes mbi ankesat potenciale. Çdo vonesë në certifikimin e rezultatit rrjedhimisht e vonon edhe themelimin e institucioneve të reja, konstituimin e Kuvendit, i cili deri më 4 mars është i obliguar po ashtu ta zgjedhë presidenten apo presidentin e Kosovës, 30 ditë para se presidentes aktuale, Vjosa Osmani, t’i përfundojë mandati më 04 prill.

    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha një ditë më parë se ai është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën, por që ky bashkëpunim të jetë reciprok, sipas Kurtit mbetet të shihet në muajin shkurt, nëse në Kuvend “ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–opozitë”. “Muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë që nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston”, tha Kurti.

    Bllokim i ri?

    Por, nëse deri më 04 mars nuk mund të zgjidhet në parlament presidenti/ja e re,  sipas Kushtetutës vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja. Dhe pikërisht bazuar mbi këtë afat që është në limitet e tij, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, analisti Artan Muhaxhiri, i tha më herët DW-së se ekziston rreziku që partitë politike mund t’i shfrytëzojnë afatet ligjore për bllokada të reja institucionale. Këtë e bazon duke iu referuar zhvillimeve nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, pas të cilave formimi i institucioneve u zvarrit për mbi dhjetë muaj, për të përfunduar me zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor. “Afatet për konstituimin e Kuvendit, krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit janë skajshmërisht të shkurtra, por gjithsesi pasojë logjike e sjelljeve absurde të spektrit politik gjatë vitit të kaluar. Rrethanat aktuale janë krejtësisht të ndryshme me ato të bllokadës së vitit të kaluar, sepse tash sfidohen themelet e sistemit shtetëror”, thotë Muhaxhiri. Sipas tij, “nuk ka më hapësirë për komfor arrogant dhe teknikalitete vonuese”.

    “Mbetja pa tri shtyllat e shtetit (lexo: Parlament, Qeveri dhe President) do të ishte tragjedi politike, prandaj edhe papërgjegjshmëria tashmë tradicionale e liderëve dhe partive do të duhej ta arrinte një fund, nëse alternativë është rreziku i vakumit institucional dhe ecja nëpër tehun e arkitekturës sonë kushtetuese”, thotë Muhaxhiri.

    Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, fitoi më shumë se 51 për qind të votave dhe si e vetme me pakicat jo serbe që kanë 10 vende mund ta formojë Qeverinë. VV ka siguruar 57 vende në Kuvendin me 120 ulëse. Nga partitë e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6. Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit, ka fituar 9 vende, dhe një vend nga serbët e fitoi deputeti Nenad Rashiq./DW

    kosove votat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.