TIRANË– Sot në 23 vjetorin e sulmit terrorist ndj dy Kullave Binjake në New York, Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Hasani shkruan se sot nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura në sulmet e 11 shtatorit 2001, ndërsa shton se Shqipëria qëndron përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
POSTIMI I PLOTË I HASANIT:
Sot nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura në sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe reflektojmë mbi guximin, dhembshurinë dhe solidaritetin që u shfaq në përgjigje të tyre.
Shqipëria 🇦🇱 qëndron përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes.
LEXO EDHE: Sulmi i kullave binjake në New York, sot 23 vjet nga tragjedia që tronditi botën


