Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    193 kg mari*uanë nga Shqipëria drejt Greqisë, shoferi braktis makinën dhe zhduket në errësirë

    October 27, 2025

    Trafiku i drogës në kufirin shqiptaro-grek vijon me intensitet të lartë. Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të marijuanës, duke sekuestruar 193 kilogramë e 212 gramë në një zonë të pyllëzuar pranë Konicës, vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë.

    Sipas Departamentit të Narkotikëve të Janinës, gjatë një operacioni të përbashkët me policinë e Konicës, një automjet privat u sinjalizua për kontroll, por drejtuesi i tij tentoi të largohej me shpejtësi.
    Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga, dhe më pas u arratis në këmbë në errësirë, duke përfituar nga terreni malor.

    Në mjetin e braktisur, që mbante targa të huaja, u gjetën 125 pako marijuane me peshë totale 193.2 kilogramë, të cilat u sekuestruan bashkë me automjetin. Hetimet vijojnë për identifikimin e shoferit dhe të rrjetit që qëndron pas trafikut.

    Sipas autoriteteve greke, vetëm në dy muajt e fundit janë sekuestruar rreth 435 kilogramë marijuanë me origjinë të dyshuar nga Shqipëria, në operacione të zhvilluara në Selanik, Kostur, Janinë dhe Igumenicë — madje edhe në tentativa për trafikim detar.

    Policia greke ka shtuar ndjeshëm kontrollet përgjatë kufirit, pasi ngarkesat e fundit tregojnë se rrjetet e trafikut ndërkufitar vijojnë të jenë aktive dhe të organizuara, duke kërkuar rrugë të reja për të kaluar drogat drejt territorit grek.

    greqi shoferi trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.