PRISHTINË– Sot Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë. Kujtojmë se më 17 Shkurt 2008 Kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi shpalli Pavarësinë e Kosovës.
Por sot teksa po bëhen pothuajse 2 dekada nga shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçi ndodhet në Hagë ku akuzohet për krime lufte.
Sot në këtë ditë historike janë publikuar disa pamje të Hashim Thaçit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, teksa ishin në një lidhjeje direkte nga Haga. Ata u panë të buzëqeshur gjatë bisedës me familjarët e Shalës.
“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme—gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!”– shkruan djali i Shalës krahas fotos së tyre në postimin e tij në Facebook./Radar.al


