Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    11.000 kamera vëzhgojnë stacionet e trenave të Gjermanisë

    December 31, 2024

    Infrastruktura hekurudhore në Gjermani ka shumë probleme. Udhëtarët e përjetojnë këtë çdo ditë me vonesat e trenave. Të paktën teknologjinë e sigurisë në stacionet e trenave tani është modernizuar.

    Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të kamerave vëzhguese për të rritur sigurinë. Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn (DB) dhe Ministria Federale e Brendshme në Berlin, bënë të ditur, se është jetësuar një program i zhvilluar teknologjik për vëzhgimin me video. Në rreth 750 stacione treni në Gjermani janë në funksionim gjithsej 11.000 kamera. Numri i tyre pothuajse është dyfishuar që nga viti 2012. Ky projekt u mbështet me 180 milionë euro nga federata.

    Sipas Deutsche Bahn e Ministrisë Federale të Brendshme falë teknologjisë së re, policia federale tashmë ka trefishuar numrin e zbardhjes së krimeve në krahasim me vitin 2019. “Në këtë mënyrë, ne rrisim sigurinë e udhëtarëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike hekurudhore,” tha Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser.

    Drejtori i infrastrukturës hekurudhore gjermane, Berthold Huber shtoi se kamerat moderne mundësojnë një pamje të përgjithshme të stacioneve nga mbi 30,000 kënde të ndryshme. Ata mbështesin policinë federale “në mënyrë efektive në luftimin e krimit”. Kamerat me shumë sensorë në rezolucionin HD të plotë e mundësojnë këtë. Policia Federale dhe DB po testojnë së bashku efektivitetin e prezencës personale të forcave të sigurisë dhe teknologjisë e koncepteve të reja.

    Apel i ministrit të Transportit për qeverinë e ardhshme

    Por problemi shumë më i madh për Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn është infrastruktura e vjetëruar– shinat, teknologjia e sinjalizimit, urat dhe tunelet. Si rezultat, shumë trena në distanca të gjata në Gjermani tani arrijnë me vonesë në destinacionin e tyre.

    Ministri Federal i Transportit në detyrë, Volker Wissing i bëri  thirrje qeverisë së ardhshme federale, pas zgjedhjeve federale në fund të shkurtit, që të sigurohet shpejt financimi i itinerareve të rëndësishme hekurudhore.

    “Këto çështje duhet të sqarohen përfundimisht me buxhetin e parë pas zgjedhjeve federale”, u shpreh politikani jopartiak për agjencinë gjermane të shtypit, DPA. “Ne kemi nevojë për këtë si një sinjal për industrinë e ndërtimit, e cila duhet të krijojë kapacitete të përshtatshme.” Pa financim të mjaftueshëm nuk do të ketë infrastrukturë funksionale.

    Kohët e fundit, më shumë se çdo i tret tren “Intercity Express” (ICE) ose “Intercity” në Gjermani nuk ishte i përpiktë. Hekurudha Gjermane fajëson infrastrukturën e rrënuar për këtë. Deri në vitin 2030, 41 itinerare veçanërisht të përdorshme do të rinovohen rrënjësisht. Në tre vjet, 75 deri në 80 për qind e trenave në distanca të gjata do duhet të funksionojnë përsëri në kohë./DW

    11.000 kamera gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.