Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    1 miliard lekë për papunësinë në 2026, mbështetja rritet me rritjen e pagës minimale në 500 euro

    November 16, 2025
    Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

    Rritja e pagës minimale ka sjellë edhe një rritje të mbështetjes financiare për të papunët, duke bërë që buxheti i shtetit për pagesat e papunësisë të shkojë në rreth 1 miliard lekë në vitin 2026, krahasuar me 800 milionë lekë të parashikuara për 2025.

    Pagesa e papunësisë synon të mbështesë ata qytetarë që humbasin vendin e punës për arsye të ndryshme, si shkurtimi i stafit, ndërprerja e kontratës apo falimentimi i ndërmarrjes. Sipas relacionit të projekt-buxhetit për 2026, shpenzimet për këtë skemë parashikohen në 1 miliard lekë. Për periudhën 9-mujore të vitit 2025, pagesat ishin 506 milionë lekë, ose 89.9% e planit të periudhës, duke shënuar një rënie prej 21.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Konkretisht, një qytetar i papunë në 2026 do të përfitojë një pagesë më të lartë. Duke u bazuar te politika aktuale, pagesa për një të papunë arrin rreth 50% të pagës minimale. Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, mbështetja për një të papunë do të jetë 250 euro, krahasuar me 200 euro në 2024.

    Relacioni i buxhetit thekson se, edhe pse varfëria po ulet, progresi nuk është i barabartë dhe grupet më vulnerabël, si të papunët, kanë nevojë për politika dhe programe të dedikuara mbështetëse. Pagesa e papunësisë shpërndahet për periudha nga 3 deri në 12 muaj, në varësi të kohës së kontributeve të paguara, që mund të jenë nga 1 deri në 10 vite.

    Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, niveli i papunësisë ka rënë gradualisht. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, ky tregues arriti në 8.5%, me përqindje më të lartë tek gratë dhe më të ulët tek burrat, ndërsa e njëjta tendencë vërehet edhe tek të rinjtë 15-29 vjeç.

    buxheti Papunësia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.